“Euro integrimet mbeten prioritet i lartë për qeverinë e ardhshme”

    Mandatarit për formimin e Qeverisë së re i cili sot dorëzoi propozimin për qeverie e re dhe programin e saj në Kuvend, u shpreh mes tjerash se integrimi i vendit mbetet gjithashtu një nga prioritetet kyçe dhe se do të intensifikohen bisedimet me palën bullgare për të arritur deri tek një zgjidhje e përbashkët e cila do t’i hapte rrugën fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

    “Euro integrimet mbeten prioritet i lartë për qeverinë e ardhshme. Qëllimi ynë është integrimi në Bashkimin Evropian. Edhe Ballkani i Hapur është integruar në programin qeveritar dhe ne do të vazhdojmë këtë bashkëpunim rajonal. Gjithashtu në program është theksuar edhe çështja me Bullgarinë, dhe do të bëjmë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët që do të hapte rrugën që Republika e Maqedonisë së Veriut të mund të filloj bisedimet për integrim në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Nëse nuk keni përvojë pune, çfarë duhet të përfshini në CV?

    Lajmi i rradhës

    Personat me të ardhura të ulëta do të kenë zbritje në faturat e rrymës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë