EUROPË APO BLLOKADË?

    BDI njoftoi nisjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Kjo temë është një çështje që tejkalon kalkulimet politike, ndaj deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti kërkoi që çdo deputetë që e sheh të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian të jep mbështetje për këtë iniciativë, përfshirë edhe ato të shumicës parlamentare.

    “U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, si shumicës parlamentare, ashtu edhe të opozitës, përfshirë edhe deputetët e ASh-së së Taravarit dhe z. Sela, PDSH-së, deputetët e pavarur si dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, që e shohin të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian, sidomos deputetët e VLEN-it, që të japin mbështetje duke nënshkruar këtë iniciativë”, theksoi Bexheti.

    Siç theksoi Bexheti, çështja e integrimit evropian është alarmuese për faktin se vendi po qëndron i bllokuar, ndërsa siç tha gjatë këtyre dy viteve të kësaj qeverie nuk është bërë asgjë për sa i përket integrimit evropian. Përderisa vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin me një ritëm të shpejtë drejt BE-së, shteti ynë nuk guxon të mbetet i përjashtuar nga ky proces, thotë Bexheti.

    “Prandaj sot është momenti për hapin kyç që të zhbllokoj për hapin kyç që të zhbllokoj procesin dhe të mundësoj vazhdimin real të negociatave në BE. Nuk mund të fshihemi më pas huazi arsyetimeve se po pritet formimi i një qeverie stabile në Bullgari. Buzllgaria ashmë ka shumicë parlamentare dhe qeveri stabile. Rajoni po ec përpara, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka luksin të mbetet peng i kalkulimeve politike”, theksoi Bexheti. Hulumtimet e fundit sipas Frontit Evropian dëshmojnë se qytetarët të ardhmen e tyre e shohin në BE, ndërsa radha është që politika ta kthejë në diçka reale këtë dëshirë të qytetarëve.

    “Qytetarët janë për Evropë, por pyetja është a janë edhe deputetët për Evropën. Duke filluar nga sot, çdo deputet ka mundësi të prononcohet qartë për zhbollikim e procesit apo për vazhdimin e bllokadës, për rrugën evropiane apo për izolim, për të ardhmen e vendit apo për kalkulime të ngushta partiake”, theksoi Bexheti.

    Ai tha se në mënyrë të veçantë kërkojnë mbështetje edhe nga deputetët e VLEN-it, duke kujtuar deklaratat e funksionarëve të VLEN-it në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe procesin euro-integrues të vendit.

    “Para zgjedhjeve udhëheqësit e tyre u zotuan me nënshkrimin personal në deklaratë të përbashkët se nuk do të bëhen pjesë e një qeverie, e cila nuk do të vazhdojë procesin euro-integues. Pas hyrjes në qeveri kërkuan gjashtë muaj kohë, pastaj kaluan edhe gjashtë muaj, sot kanë kaluar katër herë nga gjashtë muaj kohë dhe ende nuk kemi parë një veprim konkret që dëshmon se janë të interesuar për zhbllokimin e procesit euro-integrues”, theksoi Bexheti. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    “27 Prilli i përgjakshëm” sërish në fokus politik, Mickoski kërkon rigjykimin e rastit

    Lajmi i rradhës

    Migrimi po i zbraz bankat shkollore në Pollog

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë