EVN-së nuk i bëhet vonë për kërkesën e banorëve të fshatit Xhepçisht

    rafostacion i ri që është vendosur disa ditë më parë nga ana e EVN-së në fshatin Xhepçisht, banorëve të këtij fshati u shkakton telashe. Në këtë vend, më parë kishte qenë i vendosur trafostacioni i vjetër dhe banorët kishin kërkuar që kur të vendoset trafoja e re, e njëjta të mos jetë në atë vend, por disa metra  më larg, respektivisht afër varrezave. Banorët e këtij fshati dislokimin e trafostacionit e kishin kërkuar edhe në rrugë zyrtare, përmes kërkesës drejtuar EVN-së dhe Komunës së Tetovës. Zhvendosja e trafostacionit, sipas kërkesës,  do të lehtësonte qarkullimin e banorëve të këtij fshati, të nxënësve që shkojnë në shkollë, por edhe në anën tjetër, banorët kanë paraparë të ndërtojnë një nënkalim për këmbësorë në atë vend.

    “Kërkesa e banorëve të fshatit Xhepçisht është që ky trafostacion të dislokohet, së paku të zhvendoset më tutje në pjesën në drejtim të varrezave, sepse kjo është një rrugë kryesore, e cila e ndanë fshatin në dy pjesë dhe është shumë e frekuentuar. Këtu lëvizin edhe fëmijët, të cilët shkojnë dhe kthehen nga shkolla, por gjithashtu kërkesa ka qenë nga bashkëfshatarët  që ky trafostacion të largohet sepse është paraparë që të ndërtohet një nënkalim për këmbësorët, pra tek pjesa e rrugës kryesore Tetovë-Jazhincë. Bashkësia lokale ka bërë disa kërkesa edhe tek komuna, por edhe tek EVN-ja dhe shpresojmë se kjo kompani do të ketë mirëkuptim për kërkesën tonë”, tha Bekim Sadiki, këshilltar në Komunën e Tetovës.

    Megjithatë, edhe përkundër kërkesës së banorëve që vetëm disa metra të dislokohet trafostacioni, EVN nuk e ka marrë parasysh kërkesën e tyre dhe trafostacionin e ri e ka vendosur në të njëjtin vend ku ka qenë edhe më herët. “Ne në kërkesat tona kemi kërkuar nënvizuar arsyet se pse kërkojmë zhvendosjen e trafostacionit të ri, sepse mundësia ka qenë e mirë derisa trafostacioni i vjetër zëvendësohej më të ri, pra në ndërkohë ne kemi kërkuar vazhdimisht që mos të vendoset sërish aty ky trafostacion, por nuk është marrë parasysh kjo kërkesë e jona”, sqaroi këshilltari Sadiki.

    Banorët e fshatit Xhepçisht, thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë nga EVN  zhvendosjen e trafostacionit nga ky vend, sepse do të ishte në të mirë të këtyre banorëve, sidomos në këtë pjesë, ku ka frekuentim të madh të automjeteve dhe këmbësorëve me çka do të rritej edhe siguria më shumë. Gazeta KOHA ka kërkuar përgjigje edhe nga EVN-ja, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me kërkesën e këtyre banorëve.  /KOHAMK/

    Lajmi Paraprak

    100 shtëpi pa leje në vakëfin e BFI-së

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë në RMV, dëshirë për të studiuar jashtë vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë