EVN SHQETËSON DIBRANËT! Zyra që punon vetëm dy ditë në javë!

    Kompania për distribuimin e rrymës elektrike EVN qysh në fillimet e saj të funksionimit në Dibër shqetësoi dibranët me mbylljen të zyrës kryesore të saj, kurse punëtorët i transferoi në zyrën rajonale të Strugës. Por, me aktivitetet e saj kompania në kontinuitet vazhdon të mos respektojë dibranët edhe pse pagesa e faturave në komunën e Dibrës realizohet plotësisht. Ky është vlerësimi i pushtetit vendor në Dibër i konkluduar nga Këshilli i komunës i cili këto ditë shpreh pakënaqësi edhe në lidhje me hapjen e zyrës në Dibër e cila punon vetëm dy dit në javë por edhe për shkak të gërmimeve që bën në qytet për nevojat të rrjetit elektrik dhe ato gropa i lënë në disa raste pa mbuluar.

    Anëtarët e këshillit të komunës Dibër ashpër kanë reaguar në lidhje me punën dy ditore të zyrës të EVN-së në Dibër brenda një jave. Zyra e EVN-së Dibër e cila gjendet në qendër të qytetit hapet vetëm të martave dhe të enjteve, gjë që shkakton radhë të tëra meqë qytetarët kanë nevojë për çështje administrative me këtë kompani. Këtu duhet theksuar edhe faktin se kjo zyrë përdoret jo vetëm nga qytetarët e komunës Dibër por edhe nga qytetarët të komunës Qendër Zhupë dhe një pjese të madhe të komunës Mavrovë-Rostush.

    Hapja e kanaleve nga ana e EVN për lidhje të ndryshme të rrjetit elektrik edhe pas realizimit të punës në pjesën më të madhe mbeten pa u asfaltuar ashtu siç ka qenë rruga më parë. Anëtari i këshillit të Komunës Dibër, Shkëlqim Xhafa thotë se vetëm brenda një muaji në lagjen “Venec” janë bërë dëmtime të rrugëve nga kjo kompani dhe situata nuk është sanuar.

    Kështu ka ndodhur edhe në pjesët tjera të qytetit, thotë Xhafa dhe potencon se kjo kompani duhet të respektojë rregullat që vlejnë gjatë gërmimeve të cilët pas realizimit të punës duhet që situata të kthehet ashtu siç ka qenë në rrugë. Ai si këshilltar i grupit opozitar në këshillin e Dibrës kërkon që pushteti vendor të mos heshtë këto padrejtësi dhe të ndërmerr aktivitete që përveç mbulimit të gropave dhe zyra e EVN-së në Dibër të punoj 5 ditë ashtu siç ka zyra të EVN-së në Strugë, Ohër etj. Etlira Lata ka kërkuar që edhe inspektorët komunal kompetent në këtë sferë duhet të jenë më aktiv dhe të dënojnë kompanitë të cilët punojnë, dëmtojnë, dhe shohin punën e tyre ta kryejnë sa më shpejt por pa kthyer situatën në gjendjen të mëparshme.

    Në reagimet që kanë sjell në këshillin, sekretari i komunës Dibër, Ylli Mirzo ka informuar se shumë shpejt pushteti vendor do të realizojë një projekt me të cilin do të asfaltohen të gjithë rrugët që janë dëmtuar gjatë punimeve të EVN-së. Po ashtu, sekretari Mirzo thotë se në letrën dërguar EVN-së, kërkohet që zyra e saj në Dibër të jetë e hapur gjatë gjithë javës e jo vetëm dy ditë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë ruse

    Lajmi i rradhës

    Çfarë i ndodh trupit kur rritet tensioni i lartë i gjakut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë