Ezani tani lejohet në qytetin katedral në Gjermani

    Qyteti katedral i Kölnit, një nga qendrat më të rëndësishme të besimit katolik në Gjermani, lejoi thirrjen e ezanit në të gjithë qytetin për dy vitet e ardhshme.

    Të 35 xhamitë e Kölnit mund ta thirrin ezanin çdo të premte midis orës 12 dhe 3 pasdite dhe të njoftojnë me altoparlantë “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut!”

    Kryetarja e Kölnit Henriette Reker (64 vjeç) shkroi për “projektin model” në Twitter si një “shenjë respekti”. “Në fund të fundit, çdo udhëtar në qytetin e katedrales “përshëndetet nga katedralja dhe shoqërohet me kambanat e kishës. Si një “qytet kozmopolit”, Kölnitani dëshiron gjithashtu të mbrojë “interesat legjitime fetare” të myslimanëve”, ka shkruar ajo.

    120,000 myslimanë dhe më shumë se 500,000 katolikë dhe protestantë jetojnë në Köln./21Media/

    Lajmi Paraprak

    Stoev: Pres veprime konkrete nga Shkupi për zbatim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë

    Lajmi i rradhës

    Vetëm 59 gra janë nderuar me Çmimin Nobel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë