Stoev: Pres veprime konkrete nga Shkupi për zbatim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë

    Shefi i diplomacisë së Bullgarisë, Svetllan Stoev në një konferencë për media tha se Bullgaria ka investuar shumë në dialogun me Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se pret veprime konkrete nga Shkupi për zbatim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë nga viti 2017.

    Stoevi, bën me dije se negociatat në nivel ekspertësh mes Shkupit dhe Sofjes po vazhdojnë, dhe se janë dorëzuar propozimet dhe tekstet e Bullgarisë. Ai njëkohësisht theksoi se deri në fund të tetorit do të ketë edhe një raund negociatash mes të dyja vendeve dhe në qoftë se arrihet marrëveshje, ajo që do të dakordohet mund të nënshkruhet nga ana e dy ministrave të Punëve të Jashtme. Stoevi, shtoi se dialogu për këtë çështje vazhdon edhe me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji.

    Lajmi Paraprak

    Për shërbime komunale të shtëpisë së Gruevskit janë paguar 60 mijë euro

    Lajmi i rradhës

    Ezani tani lejohet në qytetin katedral në Gjermani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë