Facebook, Instagram dhe WhatsApp bllokohen në të gjithë botën, vjen reagimi i parë nga Facebook

    WhatsApp, Instagram dhe Facebook kanë rënë dhe kanë ndërprerje të madhe në të gjithë botën, përcjell Nistori.

    Tre aplikacionet – të cilat janë të gjitha në pronësi të Facebook dhe funksionojnë në infrastrukturë të përbashkët – të gjitha kanë ndaluar së punuari pak para orës pesë pasdite.

    Vizitorëve në faqen në Facebook thjesht u shfaqet gjatë shfletimit “Nuk mund të shohësh përditësimin e faqes. Ndërprerjet e Facebook ndodhin relativisht rrallë, por pasi ndikimi i tyre është i madh, shkakton rënie të rrjetit dhe probleme teknike.

    Zëdhënësi i kompanisë së Facebook kërkoi falje për problemin, por nuk dha asnjë indikacion pse ka ndodhur ndërprerja ose sa kohë mund të zgjasë për ta rregulluar.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona”, tha zëdhënësi Andy Stone në Twitter.

    “Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim.”

    E njëjta deklaratë u postua pak më vonë në faqen zyrtare në Facebook në Twitter. Instagram gjithashtu ndau një përditësim të ngjashëm.

    Lajmi Paraprak

    Ndalohet përdorimi i qeseve plastike

    Lajmi i rradhës

    Kriza e karburantit shkakton zemërim në Londër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë