Facebook, Instagram e WhatsApp, sërish funksionale

    Pas afro shtatë orëve që kur u raportua se kanë rënë nga sistemi tri aplikacionet më të njohura Facebook, Instagram dhe WhatsApp, më në fund janë rikthyer në funksion.

    Pak minuta më parë rrjeti social i Facebook i është rikthyer normalitetit, duke mos u ditur me saktësi nëse ai është funksional në tërë botën.

    Megjithatë mjaftuan këto shtatë orë që të krijohet një lloj paniku, ku miliona njerëz në mbarë botën nuk arritën të qasen në llogaritë e tyre dhe të kontaktojnë me më të dashurit e tyre.

    Por, lajmi se u rikthye edhe Instagram dhe WhatsApp ka gëzuar edhe punonjësit e Facebook, për të cilët u raportua më herët se kishin probleme të futen në zyrat e tyre ku punojnë, kjo për shkak se kartelat identifikuese nuk u funksiononin dhe e kishin të pamundur të futen brenda objektit.

    Kujtojmë që sot rreth orës 17:00 u raportua për mosfunksionim të tre rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp që funksionojnë nën ombrellën e Facebook që është në pronësi të Mark Zuckerberg, njëherit edhe themelues i kësaj kompanie amerikane.

    Lajmi Paraprak

    Kriza e karburantit shkakton zemërim në Londër

    Lajmi i rradhës

    Në RMV doza e tretë e vaksinave për të gjitha moshat

    Lajme tjera

    TË RINJ PA PUNË!

    Turizmi, që këtë vit preku shifra rekord, zhvilloi ekonominë, por pavarësisht kësaj, shumë të rinj janë ende pa…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë