Falsifikimi i mjaltës, problem i madh në tregun e RMV!

    Për dy ditë me radhë prodhuesit me shumicë të mjaltës nga rajoni i Pollogut dhe Shkupit, ekspozojnë prodhimet e mjaltës në Tetovë, në kuadër të panairit “Ditët e Ëmbla të Tetovës”. Ky panair organizohet nga shoqatat “Mjalti i Pollogut” dhe “Qyteti i Bletëve”.

    Qëllimi i këtij panairi ka qenë që të ngritet vetëdija për përdorimin e mjaltit dhe ky qëllim tashmë është arritur, thotë Driton Dikena njëri prej organizatorëve të këtij panairi tashmë tradicional. Organizatorët thonë se ka një ngritje të lartë të vetëdijes, për arsye se popullata gjithnjë e më tepër fillon të mësohet për dobitë që ka bleta jo vetëm për ruajtjen e biodiversitetit por edhe për dobitë që i ka mjalti në shëndetin e njeriut dhe ngritjen e imunitetit të tij. Problem këtë vit ishin kushtet klimatike.

    “Shirat pranverorë që ishin të pandërprerë për një kohë të gjatë kanë bërë që të bie sasia e mjaltit.Kemi një vit jo të dështuar por mesatar për sa i takon kushteve klimatike. Sasia e mjaltës nuk askund krahasuar me të kaluarën, sepse nëse para 30 ose 40 viteve, nga në koshere bletari ka mund të marrë 30 deri 40 kilogram, tash nga një koshere bletari mezi merr 10 kilogram”, tha Driton Dikena, nga shoqata “Qyteti i Bletëve”.

    Megjithatë problem në vete mbetet falsifikimi i mjaltit. Ky produkt është njëri prej katër produkteve më të falsifikuara në botë.Në treg ka mjaltë jocilësore që u ofrohet qytetarëve, ndërsa problem është se e njejta nga përdorimi i gjatë mund të jetë kancerogjene.

    “Falsifikimi i mjaltit është një problem botëror dhe jo vetëm tek neve. Mjalti është një nga katër produketet që më më shumë falsifikohet dhe ne nuk mund t`i bëjmë ballë asaj.Tek neve, mjalti i falsifikuar përfshinë 50 përqind të tregut të përgjithshëm, për shkak të çmimit më të lirë.Qytetarët që gjithnjë e më shumë janë të varfër, e gënjejnë veten me mjaltë të falsifikuar, por përdorimi gjatë kohë i saj mund të jetë kancerogjen”, pohon Dikena. Kur bëhet fjalë për cilësinë e mjaltës, bletarët ndajnë mendim të njejtë se mjalti cilësor nuk ka zëvendësim dhe qytetarët arrijnë ta dallojnë.

    Nuredin Ismani një bletar nga fshati Odër thotë se ky vit ishte i vështirë shkaku i kushteve klimatike.

    “Mund të them se ka qenë një vit i vështirë edhe për bletarët edhe për bletët.Kushtet klimatike e kanë bërë të veten.Gjatë muajve maj dhe qershor gjithnjë ka pasur shi dhe bleta nuk ka pasur se çka të mer, ngase nektari është larë. Mjaltë e parë prej bagremit pra dështoi”, thotë bletari Nuredin Ismani.

    Për dallim nga rajoni i Pollogut, ku këtë vit ka më pak mjaltë të prodhuar për shkak të kushteve klimatike, bletarët nga rajoni i Shkupit janë të kënaqur me prodhimin.

    “Sivjet mirë ka qenë, fillimi ka qenë i vështirë por pas mesit të verës edhe këndej mirë është. Ka pasur mjaltë, pjesa e Tetovës ka qenë më dobët por ka vende në Shkup ku është mirë. Mjalta e falsifikuar nuk na dëmton sepse qytetarët e dijnë se kush ofron mjaltë cilësore dhe kush ka mjaltë jo cilësore.Mjaltë ka shumë por mjaltë blete ka shumë pak”, thotë Xhemil Ademi, bletar nga Shkupi.

    Krahas llojeve të ndryshme të mjaltës, në panair mund të të gjenden edhe lloje të ndryshme të prodhimeve mjekësore si për sëmundjet nga sinuset dhe problemeve me organet e frymëmarrjes. Në vitet e kaluara këta dy shoqata organizuan edhe garë për cilësinë e mjaltit “Tetovo Honey Awards”, por këtë vit nuk do të mbahet për shkak se organizatorët nuk kanë gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjest madhështor i Real Madridit me djaloshin që humbi tërë familjen e tij në tërmetin që ndodhi në Marok

    Lajmi i rradhës

    Hahn: RMV ka arritur kryesisht përparim të madh në rrugën e saj drejt BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë