Gjest madhështor i Real Madridit me djaloshin që humbi tërë familjen e tij në tërmetin që ndodhi në Marok

    Pas tërmetit shkatërrues në Marok që la të vdekur më shumë se 2 mijë persona, Real Madridi bëri një gjest madhështor. Klubi madrilen gjeti 14-vjeçarin Abdul Rahim Awhida dhe e solli atë në Spanjë për ta integruar  në akademinë e lojtarëve të rinj.

    Awhida u bë i famshëm pasi dha një intervistë për një televizion teksa mbante veshur fanellën e Real Madridit duke folur shkurtimisht rreth asaj që ndodhi pas tërmetit.

    Në videon që theu zemrat e shumë personave anembanë botës, shihet Awhida duke fshirë lotët me fanellën mbetërore, ku në tragjedinë që ndodhi në Marok ai humbi pesë anëtarë të familjes – babain, nënën, dy vëllëzërit dhe gjyshin.

    Real Madridi menjëherë kontaktoi me televizionin në fjalë (Al Arabiya) duke i kërkuar informacion rreth tij, ku arritën që të kontakojnë me xhaxhain e djaloshit dhe ta sjellin atë në Spanjë.

    Abdul u pa shumë i shqetësuar gjatë intervistës, ku ai tha se dëshiron që ta plotësojë ëndrrën e babait të tij për t’u bërë mësues ose doktor.

    Kjo mundësi tani i është dhënë atij nga Real Madridi, të cilët do ta lejojnë djaloshin të bëhet pjesëtar i akademisë së tyre në mënyrë që të luajë futboll, në të njëjtën kohë duke i ofruar mbështetjene e tyre në rrugën e avancimit të tij si nxënës.

    Lajmi Paraprak

    Nëse më zë një atak kardiak, si të veproj?

    Lajmi i rradhës

    Falsifikimi i mjaltës, problem i madh në tregun e RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë