Falsifikuan tenderin për ndriçimin publik | Padi penale për tre të punësuar në Komunën e Radovishit

    Tre të punësuar në komunë dhe një bashkëpunëtor i jashtëm, janë paditur nga ana e Policisë së Radovishit për shkak të një marrëveshjeje tenderimi apo lidhje e partneritetit publiko – privat për ndriçimin publik, por me dokumente false. Tre të punësuari paditen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe ” keqpërdorim i procedurës së thirrjes publike, dhënia e marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet privat”, ndërsa personi i katërt i ka ndihmuar dhe u ka dhënë këshilla se si t’i manipulojnë të dhënat.

    “Të dyshuarit G.K., K.S. dhe R.S., si punëtorë të Komunës së Radovishit në vitin 2020, kanë ndërmarrë veprime në kuadër të kompetencave të tyre, pas së cilave në bazë të dokumentacionit të rremë është lidhur marrëveshje për themelimin e partneritetit publiko-privat për rindërtimin e ndriçimit publik në Komunën e Radovishit, përmes futjes së masave për efikasitet energjetik, ndërsa S.P, si person i jashtëm, i ka ndihmuar me këshilla profesionale në manipulimin e të dhënave në studimin e fizibilitetit të përgatitur për atë kontratë. Në bazë të kontratës së lidhur në këtë mënyrë, Komuna e Radovishit obligohet të paguajë shumën prej 104.667.215 denarë (pa TVSH) për tetë vite”, thuhet në raportin e MPB-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Punonte në Kroaci, por njëkohësisht kishte kontratë pune në Komunën e Prilepit

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni në Maqedoni frikëson investitorët gjermanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë