Tridhjetë e pesë vjet pasi Revolucioni i Kadifenjtë rrëzoi sundimin komunist të mbështetur nga sovjetikët në Pragë, Radio Evropa e Lirë vizitoi disa prej vendeve ku dikur qëndronin monumentet dhe përhapej propaganda.
Statuja u zbulua në vitin 1972, ndërsa u rrëzua më 1990, në vazhdën e Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989 që përmbysi sundimin komunist në Çekosllovaki. Baza e statujës u shfrytëzua nga adhuruesit e sportit skateboard derisa u hoq në vitin 2007 dhe hapësira u mbulua me bar.
Tanku u pikturua në rozë nga artisti David Cerny në prill të vitit 1991 dhe u hoq në qershor të të njëjtit vit.
Monumenti ishte i diskutueshëm, kryesisht për shkak të rolit të mëvonshëm të Konevit në shtypjen e Revolucionit hungarez, më 1956, dhe vandalizohej vazhdimisht. Statuja u hoq në prill të vitit 2020.
Pas Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989, trupat sovjetike përfunduan tërheqjen e tyre nga baza më 1991.