Çfarë pritet të ndodhë pas dorëheqjes së Bashës? Preç Zogaj tregon skenarët

    Analisti Preç Zogaj ka dhënë versionin e tij si mund të zgjidhet situata në Partinë Demokratike tani që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje nga kreu i PD. Sipas Zogajt, hapi i parë që duhet të bëjnë palët është që të ngrenë dy grupe pune dhe të diskutojnë modalitetet.

    Teksa vlerëson dorëheqjen e Bashës, Zogaj shprehet se edhe Berisha duhet të marrë një vendim dhe duhet të shikojë pozitën e tij në raport me SHBA.

    Sipas Zogaj, nëse Berisha vendos të kandidojë për të drejtuar PD, atëherë kundërshtarët e tij brenda Partisë Demokratike duhet ta mundin atë me votë.

    “Hapi i parë është që dy grupe pune diskutojnë disa modalitete, bien dakord në parim që nuk vazhdohet kështu, të respektojmë njëri tjetrit. Mbi këta bazë Basha ka dhënë dorëheqjen. Me dorëheqjen e tij nuk lexojmë konspiracione. Dorëheqjet janë një mjet për të zhbllokuar situatat dhe mundësi për ti dhënë zgjidhjes dhe për të sqaruar arsyet e kësaj krize.

    Ai është tërhequr, nëse Berisha mendon se dhe ai mund të shikojë pozitën e vet për arsye që lidhen për raportin e tij me SHBA, ai mund të marrë një vendim.

    Nëse ai nuk do të reflektojë në raport me SHBA, sepse nuk është çështje e non grata, por është paralajmërim i SHBA që nëse PD e drejton një person non grata ne do të ndërpresim marrëdhëniet me këtë parti. Ka gjasa që këtë qëndrim ta përfaqësojnë edhe Partitë Popullore Evropiane.

    Nëse Berisha mendon se nuk ka asnjë problem dhe do të hyjë në zgjedhje për të marrë drejtimin e PD-së unë jam që këta kundërshtarë të sfidojnë dhe ta mundon me votë, me formulën që ata do të gjejnë. Gara duhet të jetë e barabartë”, tha Zogaj për Opinion.

    Lajmi Paraprak

    Chelsea do të bëhet klubi më i paguar në historinë e sportit

    Lajmi i rradhës

    Cvetkovska: Gjyqësori ka probleme me drejtësinë dhe demokracinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë