Fatime Ajdari: prindërit nuk flasin aq sa duhet me fëmijët e tyre

    Fatime Ajdari nga Ambasada e Fëmijve Megjashi në TV21, duke folur për vrasjen e fundit që tronditi mbarë opinionin publik në vend, përkatësisht vrasjen e Vajna Gjeorgjievskës, ajo tha se kjo vrasje makabre tregon se ne si shoqëri kemi dështuar në shumë aspekte, nga ato shoqërore deri tek ato njerëzore, përcjell Nistori.

    “Vrasja  e Vanjës tregon se ne si shoqëri kemi dështuar në shumë aspekte. Kemi dështuar në vlera shoqërore, në vlera njerëzore, prandaj ndoshta jemi vonë, por duhen marrë masa njëherë dhe përgjithmonë. E pranojmë si diçka krejt normale, fatkeqësisht. Një jetë e re që sapo kishte filluar u shua dhe për ne si shoqëri kjo është një humbje e madhe dhe ne duhet ta marrim si mesazh për t’u  zgjuar. dhe të mos lejojmë që të normalizohet dhuna në asnjë aspekt”, tha Fatime Ajdari.  

    Gjatë ndarjes së një çifti, janë fëmijët ata që paguajnë pasojat e mosmarrëveshjeve të tyre

    Ajdari tha se kur dy prindër ndahen, si në rastin e saj, janë fëmijët ata që i paguajnë pasojat e “pastrimit të hesapeve” mes tyre. Sipas Ajdarit, fëmijët janë më të pafajshmit në këto raste dhe ata i paguajnë këto pasoja.

    “Zakonisht mes procedurave të ndarjes së prindërve, pastrimi i çështjeve që bashkëshortët nuk i kanë pastruar ndërmjet njëri-tjetrit, i përdorin fëmijët, si mjet për pastrimin e hesapeve të tyre. Nëse njëri prind ka të drejtën e kujdestarisë, atëherë automatikisht prindi tjetër shkyçet nga prindërimi, pavarësisht se qendrat e punëve sociale ia japin të drejtën edhe prindërit tjetër të ketë të drejtën e takimeve me fëmijën. Fëmijët janë më të pafajshmit në këto raste dhe ata i paguajnë këto pasoja”, shtoi Ajdari.

    Prindërit nuk flasin aq sa duhet me fëmijët e tyre

    Sipasj Ajdarit, është shumë e rëndësishme që të flitet me fëmijët, gjë që mungon në vendin tonë.

    “Duke iu referuar rastit të Vanja Gjeorgjievskës, është shumë e rëndësishme që të diskutohet me fëmijët, të mos i iket kësaj çështje, se veçmë fëmijët flasin për këtë rast. Ka shumë fëmijë që veçmë diskutojnë me prindërit, por shumë të tjerë që kanë tendenca të mos flasin. Prindërit duhet të flasin me fëmijët, duhet të tregohen të sinqertë. Duhet të tregojnë se ky ishte një rast i izoluar dhe se fëmijët janë të sigurt. Por duhet ta flasin, prindërit duhet të flasin me fëmijët. Nga informacionet që kemi ne, prindërit nuk bisedojnë aq sa duhet me fëmijët e tyre”, shtoi Fatime Ajdari.

    Ajdari: dhuna kibernetike është ajo më e përhapura në ditët e sotme

    Përfaqësuesja e Megjashit shtoi se, në ditët e sotme më e përhapur është dhuna kibernetike në rrjetet sociale. Shantazhet në rrjetet sociale janë shumë të përhapura dhe nga dhuna në rrjetet sociale kalohet pastaj në dhunë fizike.

    “Dhuna kibernetike është ajo më e përhapura në ditët e sotme, e cila nuk përfundon në oborrin e shkollës apo gjatë ditës. Ne inkurajojmë nxënësit që të bisedojnë me ata njerëz që u besojnë me tepër, qofshin prindërit apo kujdestari i klasës. Është e rëndësishme ta diskutojnë një çështje shatazhimi apo keqpërdorimi nga ana e ndonjë personi. Shumë e rëndësishme është të informohen për sigurinë e tyre në internet, sesa janë të sigurt në rrjetet sociale”, theksoi më tej Ajdari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ky model kujdesi prindëror është i dëmshëm edhe për prindërit edhe për fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Nëntori është muaji i gjashtë rresht që vendos rekord të nxehtësisë, thonë shkencëtarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë