Ky model kujdesi prindëror është i dëmshëm edhe për prindërit edhe për fëmijët

    A jeni prind i cili me fëmijën e vet bën çdo detyrë shtëpie, në vend që të fëmijës i zgjidh problemet në shkollë dhe problemet me miqtë dhe kontrollon çdo hap të tij?

    Ky model kujdesi prindëror është i dëmshëm edhe për prindërit edhe për fëmijët.

    Prindërit janë non-stop të brengosur dhe të ngarkuar me dëshirën që nga çdo gjë ta mbrojnë fëmijën e vet.

    Hulumtimet serioze thonë që ky stil i kujdesit prindëror është i dëmshëm për fëmijët për shkak që në këtë mënyrë dërgojmë porosinë se nuk kemi besim tek ata, që nuk u besojmë mjaftueshëm që ata vetë të bëjnë diçka të mirë, prandaj për këtë shkak gjithmonë duhet të ndërhyjë patjetër njëri ndër prindërit.

    Nga ana tjetër, nuk është mirë për shkak që fëmijët patjetër duhet të mësohen që nga vegjëlia me një lloj pakënaqësie si pjesë përbërëse e jetës.

    Dashurën e prindit ndaj fëmijës dhe brengosjen e tij nuk mund ta kuptojë ai që nuk e ka ndjerë dhe përjetuar. Mirëpo, ekspertët thonë që ekziston kufiri midis kujdesit dhe brengosjes së tepruar.

    Prindi duhet të jetë i përfshirë në jetën e fëmijës së vet, duhet të jetë i interesuar për gjërat që i ndodhin atij, mirëpo, gjithashtu duhet përgatitur edhe fëmijën edhe veten që është normale të ndodhin gabime, që është normale që ekziston pakënaqësia dhe që nuk mund t’i marrë të gjitha të gatshme.

    Si për çdo gjë në jetë, më së vështiri është gjetja e ekuilibrit, mirëpo ekuilibri nevojitet për optimalen midis kontrollit dhe kujdesit prindëror dhe asaj që quhet prind i angazhuar dhe i shëndetshëm.

    Nëse nuk jeni të sigurt ku është kufiri dhe si të gjendet ekuilibri, mos hezitoni dhe kërkoni ndihmën e pedagogut ose psikologut, në mënyrë që fëmijës tuaj t’i mundësoni rritje normale, zhvillim dhe pavarësim. 

    Lajmi Paraprak

    PISA – Nxënësit gjermanë me rezultate më të dobëta se më parë

    Lajmi i rradhës

    Fatime Ajdari: prindërit nuk flasin aq sa duhet me fëmijët e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë