Fatos Lubonja komenton shkarkimin e Ballukut

    Analisti Fatos Lubonja komentoi në Kjo Javë shkarkimin e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe rokadën në kabinetin qeveritar.

    Lubonja e sheh si një tymnajë që i drejtohet ndërkombëtarëve se këtu po merren masa, por edhe opinionint publik.

    Lubonja thekson se ndryshime të tilla nuk sjellin asgjë, pasi duhet ndryshuar sistemi dhe të largohet kryeministri Rama.

    Lubonja: Ky tym i drejtohet edhe ndërkombëtarëve që shiko se ja  po merren masa në Shqipëri. U shkarkuar Balluku etj. edhe opinionin publik për aq sa ka veshë edhe ndoshta pastaj këtu tani hyjmë në intriga. Nuk jemi brenda tyre.

    Dje takova një njeri që ka biznes që i njeh mirë, më mirë një skemë, disa hallka që fillonte nga Rama e me radhë njëra ishte Balluku. Tnai Balluku është bërë pengesë, problemi është që të ndërrojë zinxhiri me këto hallka. Ndrysho gjithçka që të mos ndryshosh asgjë. Duhet ndryshuar sistemi dhe koka e sistemit që është Edi Rama. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe për bllokadën serbe

    Lajmi i rradhës

    Çfarë të hani kur jeni me ftohje, ushqimet që ndihmojnë në rikuperim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë