Fazliu i BDI-së: Kriza ekonomike në RMV ka ardhur si shkak i luftës Rusi – Ukrainë

    Deputeti nga radhët e BDI-së, Bedri Fazliu në “Magazina Ekonomike”, në lidhje me buxhetin e vitit 2023, tha është i bazuar në katër shtylla shumë të rëndësishme, përfshirë edhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Fazliu me këtë rast përmendi procesin e skriningut, duke përkujtuar se në rrjedh e sipër është kapitulli 32, përcjell Nistori.

    “Ky buxhet bazohet në principe tjera, në katër shtylla tjera kryesorë, apo 5. E para është lufta me krizën ekonomike, lufta me krizën energjetike, stabiliteti ekonomik dhe zhvillimi ekonomik, konsolidimi fiskal dhe i qëndrueshëm dhe kemi dhe një shtyllë tjetër shumë të rëndësishme ku me miratimin e marrëveshjes së Francës ku vendi jonë ka filluar rrugëtimin e anëtarësimit në BE, ku jemi në fazën e skriningut, momentalisht jemi në kapitullin e 32 dhe ndahen mjete për financimin e këtyre projekteve dhe këtyre ideve sepse së shpejti do të jemi edhe anëtare e BE-së. Pra kur caktohet koncepti i një buxheti ckatohet edhe momentum në të cilën ai buxhet hartohet. Kuptohet kriza ekonomike që ka ardhë si shkas i luftës Rusi-Ukrainë, nga 24 shkurt 2022 të cilën luftë askush nuk e kishte paramenduar”, tha Bedri Fazliu nga BDI. 

    Pollozhani: Buxheti është peng i politikave ekonomike, mungon plani “B”

    Petrit Pollozhani nga Lëvizja Besa, mes tjerash tha se buxheti 2023 është peng i politikave ekonomike, peng i krizës Kovid-19, është pasojë e luftës në Ukrainë. Megjithatë sipas tij në propozim/buxhetin për vitin 2023 duhet të ketë dhe një plan “B”, në rast të përkeqësimit të situatës me luftën në Ukrainë.

    “Buxheti duket zhvillimorë në letër…mirëpo meqë është peng i krejt dukurive të mëparshme, aty hyjnë edhe huaja që është marr në Shkupi 2014 që u trashëgua, madje kriza që pasoj në Kovid-19, kriza që erdh në bazë të luftës në Ukrainë dhe buxheti është formuar në bazë të informacioneve aktuale që kemi mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në Ukrainë dhe derisa këto informacione janë për këtë kohë, buxheti mund të jetë ky që është, por megjithatë duhet të ketë dhe një pozicion tjetër B, në qoftë se zhvillimet apo përkeqësohet situata, unë nuk shoh që në buxhet ka një plan B se si do të zhvillohen punët”, tha Petrit Pollozhani.

    Stojanovski: Buxheti 2023 nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve

    Për deputetin e VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski buxheti për vitin 2023 nuk jep sqarim se për çka konkretisht  janë paraparë 800 milionë euro në shkallën buxhetore  për investime kapitale. Sipas tij, propozim/buxheti si i tillë nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

    “Kemi buxhet në të cilin nuk pash se cila autostradë do të filloj, cili spital do të ndërtohet, a do të ndërtohet Qendra e re spitalore, a do të ndërtohet Qyteti i ri i studentëve, sa shkolla të reja do të ndërtojmë, sa salla sporti, sa shkolla të mesme? Diçka të këtillë në këtë propozim/buxhet nuk do të gjeni. Kështu që ky buxhet në këtë formë nuk i jep përgjigjet e përditshmërisë maqedonase”, tha Stojanovski.

    Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

    Buxheti për vitin 2023 parashikon mjete për ballafaqimin e pasojave nga kriza energjetike, megjithatë mjete ka edhe për investime kapitale, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike, deputetja e LSDM-së, Daniella Koleva.

    “Përparësi kanë masat anti-krizë, të cilat reflektohen në 250 milionë euro, por edhe me ballafaqimin e plotë të pasojave nga kriza energjetike. Pjesa më e madhe e masave janë planifikuar për rimëkëmbje ekonomike. Për projekte kapitale në buxhetin e vitit 2023 janë paraparë 800 milion euro”, deklaroi Daniella Koleva nga LSDM. 

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia me pensionistët më të varfër

    Lajmi i rradhës

    Irani kryen ekzekutimin e parë për protestat anti-qeveritare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë