Fazliu: kemi gra të suksesshme në politikë që edhe burrave ua tejkalojnë

    Deputeti i BDI-së, Bedri Fazliu në konferencën rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – mjaft!” me temë “Fuqizimi i Demokracisë: Luftimi i Dhunës ndaj Grave në Politikë”, e cila mbahet në kuadër të 16 ditëshit të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore tha se duhet kushtuar rëndësi mjedisit, pasi një mjedis më i favorshëm për pjesëmarrjen politike të grave do të kontribuonte në barazinë e përgjithshme gjinore dhe do të rriste gjasat që një numër më i madh i grave të vendosin të marrin pjesë në jetën politike, përcjell Nistori.

    “Mendoj që duhet të kemi programe dhe projekte që kanë për qëllim të forcojëm  forumet politike të grave dhe vajzave, por pse jo edhe të rinjve dhe grupet e shoqërisë civile për të marrë pjesë dhe ndikuar në  proceset politike vendim-marrëse në vend, në nivele të ndryshëme lokale apo qëndrore të vend. Kolegë, ndërhyrjet kryesore mendoj se duhet të bëhen në programe dhe aktivizim të projekteve që  kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të forumeve politike të grave,  në mënyrë që të forcohen aftësitë e tyre për formulimin e politikave dhe influencimin e proceseve politike e vendimmarrëse si në nivel qëndror ashtu edhe atë lokal, përmes informimit, riedukimit apo edukimit politik, lobimit, ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për rolin dhe rëndësin e pjesmarjes së tyre në qeverisjen dhe proceset e hartimin të politikave si dhe zbatimit të tyre”, deklaroi Fazliu.

    Sipas Fazliut, faktorët që janë të lidhur me pergatitjen profesionale, rezultatet në punë dhe tejkalimi i sfidave, si bariera individuale, qëllime qartë të parashtruara para vetes, të ndëgjojnë atë   të brendshëm se unë mundem dhe jamë e aftë për këtë veprim apo angazhim politik , pasi duhet të përballen  me barierat e radhës ato socio – kulturore , bariera ndoshta më të vështira që përballet një grua apo vajzë në politik.

    “Këtu kanë të bëjnë, paragjikimet negative, ofendimet dhe bulizmat e formave të ndryshëme të një gruaje nga mediat me theks të posacëm rjeteve sociale apo portaleve të ndryshëme për përfitime personale me ngritjen e audiencës së tyre në formë jo normale për përfitime personale. Bariera e fundit e potencuar më lartë ishte  ajo Institucionale, është një dukuri e cila për mua është e tejkalueshëme dhe me kohë dita ditës po zvoglohet si rjedhojë e përfaqësimit dhe politik bërjes së grave dhe vajzave në politik bërjen vendore dhe pse jo edhe rajonale”, shtoi më tej deputeti Fazliu.

    Në fund, deputeti i BDI tha se institucione të menaxhuar vetëm nga meshkujt apo të rezervuar si punë për meshkuj, mendoj se i ka kaluar koha, pasi sot kemi dhe kemi pasur zonja apo gra që me veprimet, qasjet dhe vendimet e tyre i tejkalonë edhe burrat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pensionistët në RMV si në kohërat e vjetra, këmbejnë mallra për të mbijetuar

    Lajmi i rradhës

    UNShM: paniku dhe frika vjen nga media, në shkolla të mësohet arsimi mediatik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë