Fazliu: shqiptarët nuk përfitojnë asgjë nga kryeministri shqiptar!

    Bekim Fazliu / Fotografia: Alsat M

    Fazliu: kjo qeveri ka vetëm retorikë pro BE, ndërkaq punët e dëshmojnë të kundërtën

    Duke komentuar paralajmërimet për kryeministrin e parë shqiptarë në 100 ditët e fundit të qeverisë, ish-deputeti i PDSh-së Bekim Fazliu, në intervistë për Alsat tha se shqiptarët nuk përfitojnë asgjë nga posti i kryeministrit teknik, në 3 muajt e fundit të qeverisë. Ai tha se me poste teknike e simbolike nuk zgjidhet asnjë problem i shqiptarëve në Maqedoni. Fazliu paralajmëroi gjithashtu koordinime për kthimin në politikë përmes një subjekti të ri. Në këtë drejtim, Fazliu tha se kanë kontakte me opozitën shqiptare dhe janë të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë ata që, siç tha ai, të cilët duan të largojnë nga pushteti BDI-në.

    “Është teknik. Çfarë përfituan shqiptarët me kështu poste simbolike dhe teknike më së miri tregon se ne kishim një ministër të punëve të brendshme kur Gruevski duhej të ikte, ish-zëvendësministri i cili pas zgjedhjeve e luajti edhe rolin e ministrit të punëve të brendshme. Çfarë fituan shqiptarët? 27 prillin! Duke qenë ministri i BDI-së ndodhi 27 prilli, çfarë do të përfitojnë tani, asgjë, hiç. Vetëm ndonjë i parapëlqyer i liderit të BDI-së do të vetëkënaqet disa minuta në atë post. Kjo i ngjan asaj meseles nëpër dasma”, deklaroi Bekim Fazliu, ish deputet i PDSh-së.

    Sipas Fazliut me simbolika nuk zgjidhen problemet.

    Lajmi Paraprak

    Cilat ndryshime të sjelljes te fëmijët janë normale dhe cilat mund të na shqetësojnë?

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: asnjë kriminel nuk mund të jetë më i fortë se shteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë