Fazliu: Së shpejti me lajme të mira për Alternativën në Çair

    Dega e Alternativës në Çair ka zhvilluar mbledhjen e radhës, me prezencën e funksionarëve të lartë të partisë dhe nën udhëheqjen e kryetarit të degës së Çairit, Faton Fazliu, përcjell Nistori.

    Përveç kryesisë së degës dhe të nëndegëve, në mbledhjen morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Zeqirija Ibrahimi, nënkryetari Bekim Sali, këshilltarët në Komunën e Çairit dhe aktivistë të partisë.

    Në mbledhje u diskutua situata aktuale politike, organizimi i brendshëm dhe funksionimi i Frontit Opozitar. Kryetari i degës Faton Fazliu paralajmëroi lajme të mira së shpejti.

    “Vazhdon puna e Degës së Çairit. Së shpejti me lajme edhe më të mira…”, publikoi Fazliu në rrjetin social Facebook.

    Alternativa është pjesë e Frontit Opozitar, bashkë me Lëvizjen Besa dhe Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit. Ky koalicion, sipas të gjitha sondazheve, shihet si konkurrent kryesor për të mundur BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tetova bën homazh për dëshmorin Afrim Bunjaku, në shenjë mirënjohjeje për veprën e tij

    Lajmi i rradhës

    Çajrat BIO – Si t’i përgatisni vetë në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë