Tetova bën homazh për dëshmorin Afrim Bunjaku, në shenjë mirënjohjeje për veprën e tij

    Sot në Tetovë në shenjë nderimi tashmë për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, qytetarët bënë homazh. Ata vendosën një fotografi dhe kështu me qirinj kujtuan veprën e dëshmorit, Bunjakut, i cili vdiq në sulmin e djeshëm duke luftuar me një grup terrorist serb, shkruan Nistori.

    Disa qyetarë e dënuan sulmin e djeshëm, kështu duke shpresuar që ky të jetë gjaku i fundit i derdhur për Kosovën dhe terroristët të dalin para drejtësisë së Kosovës.

    “Janë çaste shumë pikëlluese për bashkëkombasit, por njëkohësisht edhe çaste krenarie. Aktet e tilla terroriste të dënohen rëndë. Uroj që të jetë gjaku i fundit që humbim kombëtarisht për mbrojtjen e atdheut tonë. Aktorët e kësaj ngjarje të marrin dënimin e duhur”, u shpreh Edvina Berisha, qytetare.

    “Afrim Bunjaku qoftë dëshmori i fundit i kombit tonë. Shprehim ngushëllime familjes, shërim të shpejtë policëve të plagosur. Terroristët të marrin dënimin e merituar, të dalin para organeve të drejtësisë së Kosovës. Fatkeqësisht, situata e djeshme na ktheu në vitet e 90-ta, ku ende vazhdon agresioni serb nga kasapi i Ballkanit, si vëllai i Millosheviqit, tani Vuçiq. Shpresojmë që faktori ndërkombëtar kësaj radhe të jetë më këmbëngulës ndaj Serbisë, ta shtoj presionin”, tha Lavdrim Osmani, qytetar.

    Ndryshe, dje në luftimet në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës u zhvillua një konflik i ashpër i armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi terrorist serb. U vranë katër sulmues serb, dy u arrestuan dhe u sekuestrua armatim i madh.

    Sot poashtu u bë edhe varrimi i policit Bunjaku, por njëherit presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur edhe “Hero i Kosovës”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kambovski: Ndryshimet në Kodin Penal janë ndërhyrje në sistem

    Lajmi i rradhës

    Fazliu: Së shpejti me lajme të mira për Alternativën në Çair

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë