Fëmija 2-vjeçar bie nga kati i katërt i ndërtesës në Shkup

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Shkup. Sipas MPB-së, fëmija ka marrë lëndime të rënda.

    “Sipas denoncimit, derisa prindërit ndodheshin në banesë, fëmija ka dalë në tarracën e rrethuar dhe është ngjitur në një karrige, pas çka është rrëzuar. Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    BUJAR DUGOLLI DHE ARDIAN KASTRATI SHPALLEN PLAGJIATORË

    Lajmi i rradhës

    Harta e re e gjyqësorit apo distancim nga qytetarët?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë