Fëmijët e Bërnjarcës edhe këtë vit shkollor po e përfundojnë me problemet e vjetra

    Fëmijët e fshatit Bërnjarcë të Komunës Gazi Babë edhe këtë vit shkollor po e përfundojnë me problemet e vjetra. Duke u detyruar të bëjnë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra për të mësuar në shkollat e Haraçinës pavarësisht se në fshatin ku banojnë ka shkollë fillore dhe e njejta është me shumë pak nxënës. Këshilli i prindërve shpreson që ky problem i kahmotshëm të mbyllet ndërsa në vitin  e ri shkollor 2022-23 në shkollën e fshatit Bërnjarcë mësimin ta fillojnë, të paktën nxënësit e klasës së parë.

    “Besoj se kësaj radhe viti shkollor do të vijoj në shkollën e shumë kërkuar të Bërnjarcës. Kemi arrit diku pothuajse 80 ose 85 % kryerja e punëve. Filimisht bëhet vetëm për klasën e parë për shkak se objekti i shkollës nuk i përmbush kushtet për më shumë përderisa Ministria e Arsimit ta zgjëroj apo të bëj ndonjë punë më të madhe te ajo shkollë”, tha  Ekrem Saliu, këshilli i prindërve

    Nga Komuna e Haraçinë dhe ajo e Gazi Babës thanë se po punojnë për zgjidhjen e kësaj çështje por se akoma nuk ka një vendim konkret. Alsat kërkoi qëndrim edhe nga Ministria e Arsimit. Drejtuesi i saj, Jeton Shaqiri tha se dikasteri I tij duhet të sigurojë kushte për mësim për të gjith fëmijët por duke respektuar procedurat ligjore.

    “Në të njejtën kohë dimë që në këtë analizë të cilën e bën ministria duhet të përfshihen edhe të dhënat duke respektuar edhe ligjin për kërkesat të cilat duhet respektuar për arsimin fillor, Në rastin konkret, besoj që me vullnet të mirë që nga ana e ministrisë ekziston, me vullnet të mirë nga ana e prindërve dhe bashkëpunim, me vullnet të mirë edhe nga komuna e Gazi Babës besoj që do të gjejmë zgjidhje duke u përshtatur edhe në respektimin e kërkesave të cilat duhet t’i bëjnë prindërit, t’i dorëzojnë në Komunën e Gazi Babës të aprovohen nga këshilli komunal dhe pastaj do të vij kërkesa në ministri”, tha  Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës

    Për shkak të mungesë së paraleleve shqipe në fshatin Bërnjarcë, mbi 70 nxënës të këtij fshati nga klasa e parë e deri në atë të nëntë detyrohen që mësimet t’i ndjekin në shkollat e Haraçinës. Në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë mësojnë pak nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase. Pas përfundimit të mësimit të këtyre nxënësve shkolla mbyllet. 

    Lajmi Paraprak

    Lamtumirë ‘Tomka’! Vdes në moshën 57-vjeçare aktori i njohur Enea Zhegu

    Lajmi i rradhës

    Numri i madh i qytetarëve që shkojnë për të punuar jashtë RMV-së, lënë gastronomët pa staf

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë