Fëmijët palestinezë po shkruajnë emrat e tyre në kraharor, me qëllim që të mund të identifikohen në rast se vriten

    Fëmijët palestinezë kanë filluar të shkruajnë nëpër kraharor emrat e tyre, me qëllim që trupat e tyre të mund të identifikohen në rast se vriten në sulmet ajrore.

    Një video e shpërndarë në mediat sociale, shfaq një djalë më të rritur duke ua shkruar në kraharor shokëve të tij emrat në gjuhën arabe.

    Në videon e postuar nga agjencia turke e lajmeve TRT World, shihet njëri nga fëmijët duke thënë “jo, nuk dua të vdesë”.

    Mjeku Abdul Rahman Al Masri kreu i departamentit të emergjencës në spitalin Al-Alqsa, tha për CNN se prindërit ishin të brengosur se mund të ndodhë gjithçka dhe askush nuk do të mund të identifikonte fëmijët e tyre.

    Një koleg i Al Masri tha se “kanë vërejtur që shumë prindërit po u shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre nëpër këmbë, me qëllim që të mund t’i identifikojnë në rast se ndodhë më e keqja”.

    “Është një fenomen që ka filluar në Gazë”, shtoi mjeku Al Masri, i cili theksoi se shumica e fëmijëve që janë dërguar në spital me plagë të rënda, është e vështirë të identifikohen.

    Lajmi Paraprak

    Shenjat e gjashtë infeksioneve që fëmijët mund t’i marrin gjatë dimrit e të cilat çdo prind duhet t’i dijë

    Lajmi i rradhës

    Pse dhemb mishi i dhëmbëve dhe si t’i trajtoni shqetësimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë