Fermerët shqiptarë bëhen prodhues të mëdhenj të domates në rang global

    Shqipëria zë një vend të vogël në hartë, por kjo nuk i ka ndalur fermerët shqiptarë të jenë prodhues të mëdhenj të domates në rang global.

    Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO), përllogariti se, vlera vjetore e prodhimit të domates në Shqipëri ishte 144 milionë euro në vitin pandemik 2020.

    Në rreth 135 vende që janë më popullore në kultivimin e domates Shqipëria zuri vendin 52-të në botë, duke lënë pas vetës shtete si Serbia, Bullgaria, Kanadaja, dhe  Zvicra.

    Sipërfaqja e kultivuar me domate sidomos në sera është rritur dukshëm në dekadën e fundit, kryesisht e nxitur nga kërkesa për eksport. Sipas fermeri nga Mnaza e Durrësit, Luan Hasa, është cilësia e domates, ajo që e tërheq prodhimin  e bujkut shqiptare drejt vendeve të BE.

    “Ja shikoni cilësinë e vërtetë të domates shqiptare, cilësi e jashtëzakonshme, prandaj pëlqehet edhe nëpër botë kjo”- shprehet fermeri.

    Luani e quan vetëm një fermer të vogël pasi sipërfaqja e tokës së mbjellë nuk i zë as tre dynym, por kultivimi I domates në sera Luanit i jep avantazhin që brenda një viti kalendarik të prodhojë dy herë.

    “Me domate kam dy dynym e gjysmë edhe gjatë gjithë vitet këtu prodhoj për dy sezone 400 kuintal domate.  Si varietet kjo quhet punk rrok, ky është varietet i mirë  është i fuqishëm,ka shije si domate”-  thotë fermeri.

    Për Luanin ky vit ka qenë I mbarë në prodhim dhe tregti.

    “Kemi tregun agro-ushqimore atje e shesim atje e çojmë. E marrim mallin e vjelim dhe nisi për në treg pas orës 12:00, dhe kthehemi në orën 04:00 pasi biem dhe dakord për çmimin me tregtarët. Po çmimi mirë është 100 lekë të reja për kilogram, dhe dora e parë ka pas çmimi të mire”- tregon ai.

    Për të rritur domaten me shije sipas Luanit nuk është meritë vetëm e fermerëve, kushtet e favorshme klimaterike bëjnë që në tokën shqiptare të prodhohen produkte bujqësore që i kërkon Europa.

    ” Po domatja shqiptare është e mirë pasi në kemi mbi 270 ditë me diell, ujin e kemi shumë të mirë pasi i kemi bërë analizat. Këto janë cilësitë kryesore. Dhe për sa i përket pesticideve sa më pak t’i përdorësh aq më mirë është.”

    Trendi i viteve të fundit të bujqësinë shqiptare është zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella në sera si dhe në frutikulturë. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Profesionet më të kërkuara / Inxhinierët e telekomunikacionit dhe hidraulikët e mekanikët

    Lajmi i rradhës

    Sytë kah një Putin i mbështetur për mur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë