Fetahu: Synimi kryesor i besimtarit duhet vënë në kultivimin e paqes dhe mirëqenies! E gëzofshim Fitër Bajramin

    Kryetari i BFI-së Shaqir Fetahu uroi besimtarët myslimanë për festën e madhe të Fitër Bajramit. Në urimin e tij ai bëri thirrje për paqe, tolerancë dhe solidaritet.

    “Etja dhe uria gjatë muajit të Ramazanit forcuan tek ne kujdesin ndaj njeriut, andaj ne sot në këtë ditë të madhe të Fitër Bajramit jemi më solidar dhe më human si asnjëherë më parë. Dhe ky parim definoi teorikisht dhe praktikisht ndjenja të paqes, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit. Ramazani me vlerat e tij si dhe kjo ditë e madhe e Fitër Bajramit na mësojnë se lufta është e huaja në Islam, ndërsa paqja është ajo më e shtrenjta e njeriut dhe synimi kryesor i tij dhe i gjithë potenciali i besimtarët duhet vënë në kultivimin e paqes dhe mirëqenies mes njerëzve…E gëzofshim Fitër Bajramin.” – deklaron Fetahu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    CIVIL – partive politike: Punoni për të drejtat e punëtorëve

    Lajmi i rradhës

    Marsi kaloi, projekti ideor për “tramvajin me rrota” në Shkup akoma nuk është publikuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë