CIVIL – partive politike: Punoni për të drejtat e punëtorëve

    Asociacioni Qytetar CIVIL – Qendra për Liri ka dërguar sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Punës – 1 Majit, duke theksuar se kjo ditë i kushtohet protestës së punëtorëve dhe kërkesave të zhurmshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të punëtorëve dhe punëtoreve.

    “Sindikatat, organizatat e shoqërisë civile dhe partitë politike kanë për obligim të tregojnë shumë më tepër sinqeritet dhe përkushtim në luftën për drejtësi sociale dhe të drejtat e punëtorëve”, thuhet në deklaratën e Civilit për Ditën e Punës.

    Sipas Civil, sindikatat që përfaqësojnë të drejtat e punëtorëve janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të drejtat e punëtorëve.

    “Është e papranueshme aleanca në të cilën një pjesë e sindikatave dhe krerëve sindikalë vihen në funksion të ambicieve politike të partive dhe drejtuesve të tyre. Krizat nuk duhet të jenë justifikim për të ulur të drejtat e punëtorëve, por për t’i promovuar ato, në kurriz të fitimeve të majme të kapitalistëve”, thonë nga Civil.

    CIVIL u bëri thirrje partive politike, Qeverisë dhe Kuvendit që të punojnë për ndryshime shtesë të ligjeve në favor të të drejtave të punëtorëve dhe zbatimit konsekuent të tyre.

    “Shumë nga punëtorët në Maqedoninë e Veriut jetojnë dhe punojnë në kushte të vështira, shpesh pa mjete elementare të mbrojtjes në punë dhe janë viktima të shpeshta të mobingut në punë. Gratë që punojnë dhe nënat beqare janë në pozitë edhe më të keqe”, theksoi Civil.

    Lajmi Paraprak

    A i respektojnë sa duhet punëdhënësit në RMV obligimet ndaj punëtorit?

    Lajmi i rradhës

    Fetahu: Synimi kryesor i besimtarit duhet vënë në kultivimin e paqes dhe mirëqenies! E gëzofshim Fitër Bajramin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë