Filipç: Askush nuk detyrohet të vaksinohet, mund të punojë edhe me PCR negativ

    Masat e reja të propozuara për punonjësit e sektorit publik nuk parashikojnë vaksinim të detyrueshëm, tha në paraqitjen e tij të ftuar sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke komentuar vërejtjet nga sekretari i përgjithshëm i SPOGJ-it, se sipas OKB-së, vaksina kundër Kovid nuk është e detyrueshme.

    “Nuk është e vërtetë që ky është  vaksinim i detyrueshëm. Qytetarët kanë të drejtë absolute që të mos vaksinohen, por të bëjnë testin një herë në javë me shpenzimet e tyre dhe të dëshmojnë se janë negativ. Kështu e dimë se nuk rrezikohet shëndeti i të gjithëve përreth”, tha ministri Filipçe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në kërkim të varrit…

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Ne nuk jemi të lidhur me datën aq shumë sa me nevojën që Bullgaria të tërheqë veton e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë