Filipçe: Dasmat lejohen vetëm me 100 mysafirë

    Dasmat dhe ahengjet e tjera familjare do mund të organizohen në ambiente të hapura nga 1 qershori. Kjo është një nga masat lehtësuese që Komisioni i Sëmundjeve Infektive propozoi tek Shtabi Krizës. Por nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kufizimet do të jenë në numrin e mysafirëve, maksimum 100 dasmorë ose 50% e kapaciteteve të tarracave dhe oborreve të restoranteve.

    Kjo nënkupton që dasmat mund të organizohen me muzikë. Numri i mysafirëve nëpër tavolina si në gjitha objektet gastronomike dhe jo vetëm për manifestime, rritet në 6. Ajo që do të punojmë këtë javë dhe pastaj do të miratojmë protokollet përkatëse do jenë të vlefshme nga 15 qershori për organizim të eventeve, koncerteve dhe ngjarje sepse kanë specifikat e veta dhe do ti përpilojmë bashkërisht me ata – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

    Masat e tjera lehtësuese që propozohen janë heqja e detyrimit për mbajtjes e maskave në ambiente të e hapura, ndërsa në ambiente të mbyllura, në transportin publik dhe në vendet ku ka grupime të më shumë se 6 personave, masa e mbajtjes së maskës mbetet në fuqi. Nuk ka ndryshim as në orarin e orës policore, ajo do të mbetet në fuqi nga mesnata deri në 4 të mëngjesit. Aktivitetet sportive në ambiente të hapura të organizohen me publik, por me kapacitet prej 30% të stadiumeve-sallave. Këto rekomandime pritet të marrin dritë jeshile në seancën e radhës të Qeverisë.

    Komisioni rekomandoi që mundet të lejohet lirimi masave restriktive, përkatësisht maskat në të hapur mos të përdoren, të hiqet ndalesa për grupim njerëzish. Por në formë rekomandimi do të jetë kujdesi i qytetarëve nëse grupohen në ambiente të jashtme maska do të jetë gjithmonë mbrojtëse e shëndetit – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

    Nga ana tjetër ka rënë intensiteti i vaksinimit meqë edhe 10 mijë doza janë në dispozicion. Me ritmin e njëjtë do të përfundonin që nesër të gjitha. Kreu i Shëndetësisë tha qe gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë 20 mijë vaksina donacion nga Greqia dhe 50 mijë doza nga Bullgaria. As vaksinat Pfizer nga blerja direkte nuk do të vijnë këtë të hënë. Kjo nënkupton ngadalësim të procesit të vaksinimit për disa ditë. Qytetarët mbi 60 vjeç që janë vaksinuar me Astra&Zeneca në Serbi dozën e dytë do ta marrin këtu, duke iu mundësuar terminë me një ueb faqe të tjetër “revakcinacija.mk” që pritet të aktivizohet që sot. Ata nën 60 vjeç, do të duhet të shkojnë sërish në Serbi për të marrë dozën e dytë. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë më tani janë vaksinuar afër 300 mijë qytetarë, mbi 60 mijë prej tyre janë rivaksinuar. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Afërsisht 60 mijë qytetarë janë rivaksinuar kundër virusit Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Vdes 19-vjeçari Toni Sali | Për Maqedoninë nuk ekzistonte, e la pa librezë shëndetësore dhe pa certifikatë lindje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë