Filipçe flet për vaksinimin dhe se për kë janë të detyrueshme masat e reja

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se vendi posedon me vaksina të mjaftueshme, andaj apeloi deri tek të gjithë ata të cilët edhe më tej hamenden, që të vaksinohen sepse kjo është mënyra e vetme për ta luftuar Covid-19.

    “Kemi numër të mjaftueshëm të vaksinave, megjithatë mungon interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar”, tha Filipçe.

    Të gjithë punonjësit e sektorit publik në vetëqeverisjen vendore, për t’u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën për të paktën një vaksinë kundër Covid-19, test negativ PSR, jo më i vjetër se 72 orë, i bërë me shpenzimet e tyre apo vërtetim për Covid-in e kaluar, jo më i vjetër se 45 ditë, janë masat e propozuara që Komisioni për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive miratoi me konsensus në mbledhjen e sotme.

    “Këto janë gjendje të rralla imunitare për të cilat do të dalim me një listë të përshtatshme të sëmundjeve”, tha Filipçe.

    Rekomandimi i ministrisë është që ndërmarrjet private t’i bashkohen masave.

    Që masat të hyjnë në fuqi, ato duhet të miratohen në seancën e ardhshme të qeverisë.

    “Deri më tani 20 mijë vaksina janë asgjësuar, 13 mijë kanë qenë donacion nga Bullgaria”, tha Filipçe.

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i pyetur sot rreth ri-formatimit të Qeverisë dhe zërave se disa ministra do të ndërrohen, u shpreh se duhet të vazhdojnë me punë të gjithë ata që kanë treguar rezultate konkrete, ndërkohë që ky është një proces në të cilin duhet të kyçen edhe partnerët e koalicionit qeveritar.

    “Bëhet fjalë për diçka që do të duhet të bisedohet, janë procese politike rreth të cilave bisedohet edhe me partitë e shumicës parlamentare, ashtu që ai proces do të zgjas. Kur të ketë vendime konkrete do të diskutojmë. Duhet të mbetet të punoj ai i cili e gjen veten në punën e ministrit, pa dallim se për cilin resor bëhet fjalë. Ai që ka treguar rezultatet, ndërkohë që janë evidente kriteret për suksese në punë e kështu me radhë. Dhe këtë e bën kryeministri, ashtu që nuk ngarkohem me këtë, por me menaxhimin e pandemisë”, tha Filipçe./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Maqedonia e Veriut është çelësi i zhbllokimit për të gjithë rajonin

    Lajmi i rradhës

    Thaçi: Pushteti ka pasur një deputet tjetër rezervë nga ASH-ja që do të refuzonte rrëzimin e qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë