Thaçi: Pushteti ka pasur një deputet tjetër rezervë nga ASH-ja që do të refuzonte rrëzimin e qeverisë

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus thotë se në rast se Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa do të paraqitej në Kuvend për të votuar mocionin e mosbesimin ndaj Qeverisë, pushteti ka pasur një deputet tjetër rezervë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët që do të refuzonte rrëzimin e Qeverisë aktuale përmes mocionit të mosbesimit.

    Thaçi theksoi se po ta kishte BDI-në, VMRO-DPMNE-ja do të regjistronte fitore edhe më të madhe. Sipas tij, BDI ka mposhtur opozitës shqiptare.

    Ai poashtu tha se vendi duhet të bëj kompromise në kontestin me Bullgarinë, me qëllim arritjen e synimeve eurointegruese.

    “Maqedonasit duhet të jenë të jenë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë ashtu siç thotë Bullgaria. E di që është e rëndë. Do të bëjnë ashtu siç thotë Greqia, për shkak se kompromiset në politikë janë të dhimbshme”, pohoi Thaçi.

    Thaçi deklaratat për kompromis i arsyetoi duke krahasuar atë që kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë së Veriu.

    “Shqiptarët e Maqedonisë, sa janë…700-800 mijë, apo një milion, para 30 viteve kanë pasur dëshirë që të jetojnë me kosovarët, me një shtet, të jetojnë me një shtet me Shqipërinë, mirëpo është bërë kompromis, dhe tashmë nuk ka asnjë dilemë tek asnjë forcë politike, asnjë grup i vogël ekstrem. Shqiptarët e kanë kryer detyrën e vetë”, tha mes tjerash Thaçi.

    Lajmi Paraprak

    Filipçe flet për vaksinimin dhe se për kë janë të detyrueshme masat e reja

    Lajmi i rradhës

    Dita e Alfabetit, ditë jo-pune për shqiptarët në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë