Filipçe jep detaje për efikasitetin e vaksinave kundër Covid-19

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka thënë se efikasitetin e vaksinave kundër Covid-19 e vërtetojnë shumë analiza, derisa ka cekur se vaksinat mbrojnë nga një formë e rëndë e sëmundjes, nga hospitalizimet dhe rezultati me vdekje.

    “Analizat e Ministrisë së Shëndetësisë përcaktuan se midis 79 dhe 81 për qind të pacientëve të hospitalizuar me Covid-19 janë të pavaksinuar”, ka shkruar ai ndër të tjera në një postim në Facebook.

    Filipçe, thekson se hulumtimi i Civika mobilitas konfirmon se në këto tre muaj e gjysmë ka 14.500 më pak të infektuar, 4.595 më pak hospitalizime javore, vaksinimi e ka zvogëluar hospitalizimin midis 37,9 për qind dhe 46,5 për qind, ndërsa shpenzimet për hospitalizim në pesë javët e fundit nga vala e deltës janë më të ulëta për 2,8 milionë euro.

    “Vaksinimi kundër Kovid-19 është i rëndësishëm dhe do të ndihmojë ta parandalojë pandeminë. Vaksinat funksionojnë së bashku me sistemin tuaj imunitar, në mënyrë që do të përgatiteni të luftoni kundër virusit nëse i ekspozoheni atij. Covid-19 mund të ketë komplikime serioze, të rrezikshme për jetën dhe nuk ekziston mënyrë që të mësohet se si do të ndikojë virusi tek ju. #Vaksinohu! Me vaksinën e mbroni veten, miqtë, familjen dhe i mbroni të tjerët rreth jush”, përfundoi Filipçe.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Unë dy kapituj i kam në jetë, një është i marrëveshjes së Ohrit dhe i dyti kapitulli i blertë

    Lajmi i rradhës

    ‘Ju nuk jeni bagëti, ju jeni njerëz dhe ju, njerëzit, keni pushtetin’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë