Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, të martën vlerësoi se mesazhet e dërguara nga adresa më e lartë e NATO-s janë të qarta dhe të padiskutueshme dhe se ato i referohen drejtpërdrejt qeverisë aktuale.
Filipçe deklaroi: “Fakti që personi i dytë në Qeveri ka kontakte të hapura me persona dhe organizata që janë në komunikim të drejtpërdrejtë me Kremlinin, në një kohë kur Rusia po kryen agresion ndaj Ukrainës, është diçka që nuk mund të injorohet.”
Ai gjithashtu vuri në dukje marrëveshjet financiare të Qeverisë, duke theksuar se kredia prej një miliard eurosh përmes Hungarisë, të cilën institucionet evropiane e evidentuan në raportin e tyre si fonde me origjinë kineze, ngre pikëpyetje serioze.
“Kur kësaj i shtohen edhe paratë kineze që mbërritën përmes kredisë nga Hungaria, bëhet e qartë se këto janë politika që dërgojnë sinjale të gabuara brenda Aleancës. Çadra jonë mbrojtëse e di saktësisht se çfarë politikash po ndjek kjo qeveri dhe u drejtohet qartë atyre”, theksoi Filipçe.






