Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe rreth propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive sot Shtabit të Krizës i ka propozuar që ora policore dhe masat të mbeten në fuqi deri më 15 qershor në të gjithë territorin e shtetit, përcjell Nistori.
Duke marrë parasysh se numri i të infektuarve nga virusi është në rënie çdoherë e më shumë, KSI më herët propozoi:
- Nga 1 qershori, maskat mbrojtëse të mos jenë të obligueshme në mjedise të hapura. Maskat të mbeten të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura, transport publik dhe kudo ku distanca e rekomanduar nuk mund të mbahet.
- Të lejohet grupimi në mjedise të hapura. Grupimit me njerëz, të mbetet rekomandimi për mbajtjen e maskës mbrojtëse.
- Të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve në ambient të hapur me maksimum 50% të shfrytëzimit të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 100 të ftuar.
- Numri maksimal i lejuar i mysafirëve në një tavolinë të jetë 6.
- Ndeshjet sportive që luhen në hapësira të hapura të luhen me publikë, por vetëm me 30% të kapacitetit të studiumit.
- T’ju lejohet objekteve hotelierike të pranojnë nga 6 mysafirë në një tavolinë, ndërsa të gjitha kufizimet e tjera për to mbeten në fuqi.
- Ora policore të mbetet në fuqi.
- Gjatë kësaj dhe javës së ardhshme, Komisioni për Sëmundje Infektive në bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve të punojnë në specifikimin e protokolleve për mbajtjen e ngjarjeve dhe koncerteve në ambient të hapur, ndërsa pas 15 qershorit, sipas protokolleve të dakorduara, do të lejohet organizimin e këtyre lloje ngjarjeve. /AIM/Nistori/