Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se për momentin gjendja në vend është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa restriktive.
“Lidhur me masat vlerësojmë se nuk ka nevojë, tani për tani gjendja është e qetë. Fokusi duhet të jetë në imunizimin e popullatës dhe jo në masat restriktive. Ne vitin e kaluar ishim të mbyllur dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet, nuk dëshirojmë të jetojmë të mbyllur. Ne po punojmë që valën tjetër ta presim të përgatitur”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Ndërkohë ministri Filipçe njoftoi se po shqyrtohet mundësia që shteti të mos i mbuloj harxhimet e pacientëve të cilët refuzojnë të vaksinohen.
“Do të shqyrtohet mundësia që shteti të mos i trajtojë në kurriz të fondit pacientët te cilët do refuzojnë të vaksinohen, ndërkaq do shtrihen në spitalet shtetërore për tu trajtuar kundër Covid-19”, tha Filipçe.