Filloi votimi për zgjedhjet lokale, votojnë të sëmurët, personat me Covid-19, të burgosurit

    Votimi në Zgjedhjet Lokale 2021 fillon sot me votimin e të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me Kovid-19 dhe në vetizolim aplikimet e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit, përcjell AIM, njofton Nistori.

    Votimi i personave me coronaviurs ose personave që ndodhen në vetizolim zbatohet me Këshill të posaçëm zgjedhor i përbërë prej punonjësve shëndetësor. Është paraparë që Komisioni Zgjedhor Komunal me detyrë zyrtare të mbledhë të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar për personat që janë paraqitur për votim.

    Në këto zgjedhje do të përdoren edhe pajisjet që detektojnë gjurmët e gishtave për të shmang parregullsti eventuale.

    Në zgjedhjet e së dielës, qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 80 komuna dhe Shkupin me dhjetë komuna si njësi e veçantë e pushtetit lokal. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Skriningu i nxënësve në RMV, lista është gati

    Lajmi i rradhës

    FAKENEWS! | Është dezinformatë se vaksinat përmbajnë inde të foshnjave të vrara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë