Skriningu i nxënësve në RMV, lista është gati

    Foto Ilustruese

    Në rreth 500 shkolla fillore dhe të mesme të vendit, ka përfunduar procesi i përpilimit të listave të nxënësve të cilët do të marrin pjesë në procesin e skriningut për Kovid19. Prindërit të cilët kanë pranuar që fëmijët e tyre të testohen, kanë firmosur deklaratë pëlqimi ndërkaq ata që kanë refuzuar, do të zëvendësohen me emra të tjerë. Disa nga shkollat të cilat Alsat i kontaktoi thanë se shumica e prindërve kanë pranuar që fëmijët e tyre të jenë pjesë e këtij procesi.

    “Deri tash prej 20 klasave të cilat janë intervistuar, 16 apo shumica kanë pranuar të jenë pjesë e procesit të skriningut. Nga secila klasë nga një apo dy nxënës maksimum. Edhe për ndërrimin e dytë janë njoftuar kujdestarët e klasave dhe presim deri në fillimin e ndërrimit të dytë të marrim përgjigje pozitive për punën e skriningut. Deri në ora 16.00 ne duhet ta dërgojmë numrin e saktë me emrat e nxënësve të cilët kanë pranuar – deklaroi Visar Durak, Drejtor i shkollës së mesme “Cvetan Dimov”.

    Përzgjedhja e nxënësve është bërë nga Ministria e Arsimit përmes ditarit elektronik. Lista me emrat e nxënësve që do testohen shënon fillimin e procesit të skriningut, i cili nis javën e ardhshme.

    “MSH do të zbatojë skriningun me teste të shpejta. Testimi do të bëhet nga punonjës shëndetësore të cilët do t’i testojnë nxënësit brenda hapësirave shkollore, të ndara posaçërisht për këtë proces. Testimi zgjat më pak se një minutë, i njëjti është i sigurt dhe pa dhimbje dhe është siç do marrje tjetër e mostrës nga fyti dhe hunda – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Skriningu do të zbatohet në 80 komuna të vendit si dhe qytetin e Shkupit ku do të përfshihen 8,178 nxënës. Ky proces bëhet me qëllim të detektimit të rasteve a simptomatike të virusit korona i cili po ashtu dhe do të vërtetonte nëse virusi ka transmetim të brendshëm nëpër shkolla.

    Lajmi Paraprak

    Fuqizimi i grave si nxitës i zhvillimit rural

    Lajmi i rradhës

    Filloi votimi për zgjedhjet lokale, votojnë të sëmurët, personat me Covid-19, të burgosurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë