Filmi “Internimi” do të shfaqet në Tetovë me një histori dashurie të ndaluar në vitet e 80-ta

    Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa sonte në ora 19:30 në kuadër të TIFF ODA në Qendrën për kulturë do të jepet para publikut tetovar. Ngjarjet e filmit janë të bazuara në histori të vërteta përgjatë viteve ‘80 kur Shqipëria ishte nën regjimin komunist, shkruan Nistori.

    Filmi është xhiruar në Divjakë, Lushnje dhe Ferras. Familja Kulla përpiqet të mbijetojë ndërsa janë të internuar nga regjimi komunist. Për (Arturin) djalin e familjes, situata vështirësohet më tepër pasi vendbanimi i tij i ri, është pranë shtëpisë së të dashurës së tij (Frida) e cila është e detyruar të fejohet me operativin. Familja vazhdon të jetojë vuajtjet e persekutimit ndërkohë, siç zbulohet më vonë, i sapo riatdhesuari (Nik Nuri) në përpjekje për të ndihmuar familjen, e komplikon situatën më tutje.

    Në role protagoniste vijnë Klodian Hoxha, Krist Baçi dhe Enxhi Cuku. Skenarist, regjisor si dhe me rol në film Kast Kasa ka punuar jo pak për këtë projekt filmi artistik me metrazh të gjatë. Filmi “Internimi” me regjisor Kastriot Hasa dhe producent Saimer Zeneli dhe Gjergj Trola xhirimet i ka zhvillua në Divjakë. Për sa i përket fotografisë është kujdesur drejtori Andreë Parke nga Amerika. 

    Hyrja është papagesë dhe nuk duhet të rezervoni bileta. Festivali do të zgjatë deri më 31 gusht. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ruskovska ka aplikuar në konkursin shtetëror për Prokurorinë Publike të Shtetit

    Lajmi i rradhës

    BPM-ja e para në botë në mesin e bankave qendrore sipas përfaqësimit të grave në pozitat drejtuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë