Ruskovska ka aplikuar në konkursin shtetëror për Prokurorinë Publike të Shtetit

    Para se të ndodhin trazirat në prokurori, kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, ka aplikuar për pozitën e prokurores në Prokurorinë Publike të Republikës.

    Në këtë prokurori punojnë 10 prokurorë, të cilët dikur njiheshin si zëvendës të kreut të prokurorisë së shtetit.

    Nga Këshilli i Prokurorëve Publikë na thanë se konkursi ka përfunduar së fundmi dhe për dy vende vakante kanë aplikuar gjithsej shtatë prokurorë.

    Përveç Ruskovskës, siç mëson “Focus”, kanë aplikuar edhe gjashtë prokurorë të tjerë, shumica e të cilëve janë nga Prokuroria e Lartë.

    Mandati i Ruskovskës në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit përfundon për dy muaj.

    Në ndërkohë, pritet vendimi i komisionit disiplinor, pas procedurës disiplinore të hapur ndaj saj nga prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski.

    Lajmi Paraprak

    Raporti i OKB-së: Maqedonia do të përgjysmohet deri në fund të këtij shekulli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë