Finance Think: Programi i Qeverisë është në kundërshtim me premtimet e dhëna

    Pesë premtime nga programi qeveritarë 2020-2024 janë përmbushur, katër janë në drejtim të realizimit, ndërsa 12 nga premtimet janë në kundërshtim me premtimet, kështu thuhet në raportin e fundit “Premtime të mëdha ekonomike, dështime të mëdha”, të realizuar nga “Finance Think”.

    “Premtimet politike nga sfera ekonomike dhe sociale të inkorporuar në Programin e Punës së Qeverisë 2020-2024 po realizohen me dinamika të ndryshme, por konkluzioni i përgjithshëm është se realizimi nuk mjafton për të thënë se po realizohen.

    Pothuajse gjysma, gjegjësisht 44.4 për qind e premtimeve të dhëna në fushën ekonomike dhe sociale, aktualisht po realizohen në drejtim të kundërt me premtimet e dhëna. Shkaku i kësaj situate është vendosja joreale e objektivave duke pasur parasysh arritjet e mëparshme, si dhe marrë parasysh se ekonomia është në krizë të shkaktuar nga pandemia”, thuhet në raport.

    Lajmi Paraprak

    Pse e shkarkoi qeveria Buçkovskin?!

    Lajmi i rradhës

    Keni shqetësime nga Shiatiku? Disa kura natyrale me rëndësi për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë