Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar sot Vllado Buçkovskin nga pozita e negociatorit kryesor me Bullgarinë.
Lajmin e kanë kanë konfirmuar nga Qeveria për TV21. Buçkovski ishte riemëruar më 11 nëntor, pasi mandati duhej t’i skadonte më 1 dhjetor.
Pse erdhi deri te shkarkimi kur dihet se në postin e negociatorit kryesor ai ishte riemëruar më 30 nëntor, Buçkovski tregon shkakun:
“Me qasjen e re të negociatave, MPJ (Ministria e Punëve të Jashtme) e dy shteteve (Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë) dhe pesë grupe të punës do t’i udhëheqin negociatat”, tha Buçkovski.