Flet dëshmitari i zjarrit në Tetovë: Ishte e pamundur të ndalonim përhapjen e zjarrit

    Njëri prej dëshmitarëve i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shpërthyer zjarri në Tetovë, para gazetarëve deklaroi se zjarri ka shpërthyer në ora 09:00 të mëngjesit.

    Ai theksoi se së bashku me disa persona të tjerë janë futur brenda fabrikës, por nuk kanë arritur ta ndalojnë përhapjen e zjarrit.

    “Përafërsisht në ora 09:15 kam arritur këtu, pasi e vërejtëm tymin. U afruam që të japim ndihmë dhe në disa raste u futëm edhe brenda. Pamë se digjeshin materialet ndërtimore, të cilët përmbajnë materiale kimike. Ishte e pamundur ta shuanim zjarrin në fillim”.

    “Ndërsa deri tani zjarrfikësit së bashku me kompanitë private kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrit. Lajmi i mirë është që nuk ka viktima. Falënderojmë qytetarët të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e materialit jashtë fabrikës ku shpërtheu zjarri”, deklaroi mes tjerash personi i cili ishte në vendin ku shpërtheu zjarri.

    Ndryshe, mjeku Gazmend Ibishi nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, deklaroi se një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë kanë qenë me asfiksim.

    “Deri tani kemi pasur tre raste me asfiksim, që kanë humbur pak oksigjenin në terren. Nuk kanë qenë në gjendje të rëndë, vetëm i kemi transportuar deri në repartin e internos, kanë marrë ndihmë. Kanë qenë civil që kanë dhënë ndihmë vullnetare dhe një me lëndim që është lënduar me këto mjetet e transportit, është transportuar në ortopedi, dyshohet për thyerje të gjurit”, deklaroi Ibishi.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

    Lajmi i rradhës

    Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të destabilizimit të Ballkanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë