FMN kërkon të kontrollohen pasurimet e shpejta

    Ministri i Financave Besimi thotë se nuk janë parashikuar taksa të reja për qytetarët dhe kompanitë në vitin 2022.

    Por, nëse ka nevojë për aplikimin e taksave të reja apo shkurtimin e disave ekzistuese, fillimisht do të kërkohet mendimi i bizesit dhe ekspertëve, dhe më pas do të njoftohen qytetarët.

    “Gjatë gjysmës së parë të vitit do të ketë një proces gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen Odat Ekonomike, dhe do të ketë debat publik lidhur me propozimet që do të dalin. Buxheti për vitin 2022 është planifikuar në bazë të sistemit ekzistues tatimor”, tha Fatmir Besimi- Ministër i Financave.

    Drejtoresha Drejtorisë së të Ardhurave Publike, thotë se shteti po punon për reformimin e sistemit tatimor, por edhe si të ulet puna në të zezë. Rekomandimet e FMN-së, për këtë vit janë që shteti të angazhohet më seriozisht në përcaktimin e pasurimit joadekuat te qytetarë të caktuar.

    “Buxheti për vitin 2022 nuk na obligon, që të mbledhim 184 miliardë denarë, prej të cilave gati 96 miliardë janë të hyra tatimore, 88,5 miliardë janë kontribute, dhe kemi një plan më të lartë se në vitin 2021 prej 14 miliardë, prej të cilëve rreth tetë miliardë kanë të bëjnë me të ardhurat nga taksat”, pohoi Sanja Lukarevska -drejtoreshë e DAP-it.

    Ndryshe, detyrimi për taksën ekologjike është në procedurë parlamentare, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në opinion. Por, po përgatitet edhe taksa e paralajmëruar e luksit, e cila parashikon të paguhet trefishi i shumës, për një shtëpi apo apartament, që nuk përdoret si vendbanim i përhershëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    AUTOSTRADA TETOVË – GOSTIVAR | Rrugë e kobshme, aksidentet në rritje

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet e dëmshme për veshkat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë