Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka reaguar ndaj profesorit të Universitetit të Tetovës, Faton Murselit, pasi në mënyrë të kundërligjshme e ka marrë titullin docent në këtë universitet, përcjell Nistori.
“Faton Murseli, i njohur për përvojën në posedim të gjërave që nuk i takojnë, nuk i takon as titulli ‘docent’, pasi e ka fituar atë në mënyrë të kundërligjshme. Inspektorati i Arsimit e konfirmoi këtë pas parashtresës nga Forumi për Ndryshime në Arsim”, thonë nga FNA.
FNA kërkon nga Universiteti i Tetovës që të fillojë urgjentisht procedurën për t’ia hequr titullin dhe të vendosë përpara përgjegjësisë komisionin që e mundësoi këtë. /Nistori/