Nuk do të ketë doganë për importin e vajit, por çmimi do të vazhdojë të rritet

    Qytetarët nuk do të mbeten pa vaj gatimi, siguron zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Vendimi i qeverisë për heqjen e detyrimeve doganore, për importin e vajit do të sigurojë sasi të reja të këtij produkti nga vendet e tjera.

    Mirëpo, përkundër kësaj mase, çmimi mund të rritet duke pasur parasysh gjendjen e tregjeve evropiane dhe kostot e prodhuesve, thotë Bytyqi.

    “Prandaj dje morëm një masë për heqjen e detyrimeve të importit për vajin e lulediellit, që qytetarët tanë të mos mbesin pa vaj gatimi, kur ja nuk kemi korrje të re të lulediellit. Nuk është qeveria ajo që i blen sasitë e vajit, ato janë kompanitë e ndryshme që duhet të gjejnë produkte të papërpunuara dhe të gatshme. Sapo të na informojnë për sasitë që i kanë siguruar, do të mund t’ju përgjigjem”, tha Fatmir Bytyqi- Zëvendës Kryeministër për çështjet ekonomike.

    Vaji gatimit në vendin tonë do të importohet pa taksa prej 29 për qind deri në fund të muajit të ardhshëm. Prodhuesit vendas kanë rezerva edhe për një muaj pasi nuk mund të importojnë vaj nga Serbia, por javën e ardhshme qeveria në Beograd pritet të heqë ndalimin e eksporteve nga Serbia. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vetingu, partitë me qëndrime të ndryshme

    Lajmi i rradhës

    Tensione politiko-partiake në Bullgari për shkak të Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë