FNA kërkon që të anulohet konkursi për rektor të ri në Universitetin e Tetovës

    Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka kritikuar konkursin e zgjedhjes së rektorit të ri në Universitetin e Tetovës, kjo për shkak të një sërë parregullsish. Sipas tyre, i gjithë ky proces është dashur të ketë epilog që në qershor të vitit 2021 dhe jo të prolongohet në mënyrë të vazhdueshme, shkruan Nistori.

    “Procedura e zgjedhjes së rektorit të ri në Universitetin e Tetovës nisi me një sërë parregullsish dhe mesa duket ashtu do të përfundojë. Fillimisht, duhet theksuar se i gjithë ky proces është dashur të ketë epilog që në qershor të vitit 2021 dhe jo të prolongohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në kundërshtim me Ligjin për Arsim të Lartë. I cili në nenin 100 obligon të gjithë ushtruesit e detyrës së rektorit që në afat prej 30 ditëve nga zgjedhja e tyre, të publikojnë shpallje për konkurs. Asnjëri prej ish UD.Rektorëve si Reshat Qaili, Vullnet Ameti apo Kushtrim Ahmeti nuk e bënë këtë, që përbën shkelje ligjore dhe statutore. Por edhe tani që u publikua shpallja, në të lirshëm mund të shihet se kriteret shtesë janë vendosur në kundërshtim me Ligjin për Arsim të Lartë, sipas së cilit i vetmi kriter për të kandiduar për pozitën e rektorit, është që kandidatë të jetë nga radhët e profesorëve të rregullt. Pyesim UT-në se cila dispozitë ligjore ua mundëson atyre vendosjen e kritereve shtesë”, thonë për Nistori nga FNA. 

    Nga FNA presin që shkeljet potenciale të konkursit sipas Ligjit për Arsim të Lartë dhe statutar, të çojnë në ripërpilimin e kriteriumeve dhe përsëritjen e konkursit.

    “Forumi për Ndryshime në Arsim është në pritje të raportit të Inspektoratit të Arsimit dhe meqë shkeljet potenciale janë të dukshme, presim që kompetentët të veprojnë në kuadër të Ligjit dhe të ndërmarrin të gjitha masat që do të parandalonin shkeljet e mëtejme të Ligjit për Arsim të Lartë por edhe Statutit të Universitetit të Tetovës. Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që rektori i ardhshëm të jetë profesional dhe të punojë për të mirë të universitetit”, shtojnë nga FNA. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Korridori 8-të në tunelet mediatike me narrativ etnocentrik

    Lajmi i rradhës

    UNIVERSITETI I TETOVËS ANULON KONKURSIN PËR REKTOR, SHKAK SHKELJET LIGJORE DHE STATUTARE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë