FNA ngre shqetësime për shpërndarjen e fondeve për hulumtimet nga MASh

    Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka reaguar sot në lidhje me shpërndarjen e fondeve për projekte hulumtuese të financuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh). Sipas tyre, nga gjithsej 40 projekte të përzgjedhura për financim, 29 i janë ndarë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa prej tre universiteteve që funksionojnë në gjuhën shqipe, vetëm një projekt ka përfituar Universiteti i Tetovës, përcjell Nistori.

    FNA i bën thirrje publikisht universiteteve shqipfolëse – Universitetit të Tetovës, Universitetit “Nënë Tereza” dhe Universitetit të Evropës Juglindore – që të deklarohen qartë: nëse projektet e tyre nuk janë përzgjedhur nga MASh, apo nëse nuk kanë pasur kapacitet të aplikojnë me projekte të përshtatshme për financim.

    Në reagimin e FNA thuhet se do të ishin të lumtur nëse kjo pyetje do të shkonte drejtpërdrejt në adresë të MASh-it. duke ngritur çështjen në nivel publik.

    Shumë pak projekte janë ndarë edhe për universitetet tjera publike”, vazhdon më tej komunikata.

    FNA-ja ngre pyetje publike: a është kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve të universiteteve për të aplikuar, apo për diskriminim institucional në shpërndarjen e fondeve publike?”

    FNA thekson se ky bilanc i shpërndarjes së fondeve ngre dyshime serioze mbi mënyrën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së projekteve nga MASh, duke kërkuar transparencë të plotë për kriteret dhe procesin e vendimmarrjes.

    Lajmi Paraprak

    Numri i nxënësve në shkollat e Tetovës mbetet i njëjtë me vitin paraprak

    Lajmi i rradhës

    Dimitrieska – Koçoska: inflacioni s’është vetëm në RMV, zgjidhje magjike s’ka

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë