Forenzika serbe konstaton se të dënuarit për rastin “Alfa” nuk janë aktorët e vërtetë të vrasjes së policit

    Qendra për hulumtime forenzike në Serbi konstaton se të dënuarit në rastin “Alfa” nuk janë aktorët e vrasjes së policit në parkingun pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në vitin 2008 në Shkup. Në konstatimet e raportit theksohet se Agim Islami nuk përputhet në asnjë provë materiale, ndërsa ADN-ja e Rexhail Qerimit është marrë në kundërshtim me ligjin. Sipas drejtorit të Forenzikës në Serbi, Nenad Shipka, personat që vuajnë burg për rastin “Alfa” janë dënuar padrejtësisht dhe me prova aspak relevante. Gjykata duhet ta kthejë lëndën në rigjykim.

    Vërtetoj me përgjegjësi se Agim Islami nuk duket askund në incizim, përkatësisht Agim Islami nuk ka gjuajtur me breshëri plumbash në veturën “Mazda 323F” e cila është gjetur në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror. Në aktvendim gabimisht është konstatuar numri i personave prezent. Aty thuhet se kanë marrë pjesë 5 persona që kanë gjuajtur me breshëri plumbash, ndërsa në analizën e kuadrit kemi konstatuar njëzëri se janë katër persona. Dy personat po mbajnë dënim me burg të përjetshëm për veprën në të cilën gjykata nuk ka pasur asnjë dëshmi se ata janë aktorët e veprës, përkatësisht që të dytë janë dënuar për veprën që nuk e kanë kryer – tha Nenad Shipka, Drejtor i Qendrës për Forenzikës, Serbi.

    Avokatët kanë kërkuar përsëritjen e gjykimit. Në kërkesën e tyre është bashkëngjitur edhe raporti i forenzikës serbe.

    Presim që gjykata të marr vendim të drejtë, të lejojë përsëritjen e procedurës, të lejojë që të dy të mbrohen në liri dhe pastaj në një procedurë të drejtë dhe paanshme do ta dëshmojmë se dy të dënuarit janë të pafajshëm – u shpreh Artene Iseini, Avokate.

    Familjarët presin drejtësi. Sipas tyre, raporti i fundit dëshmon pafajësinë e Agim Islamit dhe Rexhail Qerimit.

    Agimi nuk merr pjesë fare në vendngjarje për të cilën akuzohet. Gjendja faktike nuk është dëshmuar asnjëherë as për Rexhailin dhe as për një tjetër. Pastaj asnjë nga të akuzuarit nuk kanë pasur asnjëherë kontakt mes vete. Mendoj se është koha të zgjidhet rasti dhe të vendoset në mënyrë të drejtë – tha Ramiz Dauti, Familjar i të dënuarve.

    Vrasja e policit shqiptar ndodhi më 26 nëntor të vitit 2008. Bashkë me të mbetën të plagosur edhe dy polic tjerë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Në vitin 2010 gjykata dënoi me burg të përjetshëm Rexhail Qerimin, Agim Islamin dhe Almir Derplaninin, ndërsa për logjistikë me 9 vite burg u dënua Ramadan Shaqiri. Kërkesat për ekspertizë të provave materiale në vend kishin marrë përgjigje negative nga institucionet, arsyetimi i të cilave ishe se nuk posedojnë teknikat e duhura për një ekspertizë të tillë. Ndërkohë në Kuvend ndodhet propozim-Ligji për rastet e montuara, përmes të cili parashikohet zbardhja e rasteve të montuara përmes ofrimit të provave të reja materiale. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Sprova e pushtetit

    Lajmi i rradhës

    Bisedimet me Bullgarinë | Opozita: Të mos lejojmë tradhtinë e re nga Zaev, Osmani dhe Dimitrov

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë