Fouere: Fatkeqësisht, shumë elementë të qëndrimit bullgar janë kundër asaj për të cilën po lufton BE

    Nëse duam një zgjidhje të një çështjeje dypalëshe ku do të kishte një qasje të balancuar, por edhe për të marrë parasysh kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është shumë e qartë se çështjet që lidhen me gjuhën, identitetin dhe historinë duhet të zhvillohen paralelisht, sepse në të kundërtën, përfshirja e tyre në kornizën e negociatave do ta ndot plotësisht procesin e anëtarësimit dhe që do të garantojë se më tej nuk do të ketë veto shtesë nga Bullgaria, tha ish-ambasadori i BE-së në vend Ervan Fuere.

    Në paraqitjen e mbrëmshme në televizionin Sitel, Fuere theksoi se sipas tij kjo duhet të përjashtohet, sepse sipas mënyrës se si janë formuluar kërkesat bullgare, siç tha ai, “janë fyerje për qytetarët e Maqedonisë, ata sulmojnë zemrat dhe shpirtn e kombit maqedonas dhe nuk do të jenë kurrë pjesë e një zgjidhjeje kompromisi”.

    “Shpresoj se përpjekjet diplomatike franceze do të kuptojnë ndjeshmërinë në lidhje me çështjet që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor dhe do të bëjnë një përpjekje që do të marrë në masë të madhe parasysh shqetësimet e palës maqedonase, në vend që të angazhohet plotësisht për interesat e Bullgarisë”, tha Fuere.

    Sipas Fuere, nëse dikush dëshiron të gjejë një zgjidhje kompromisi, është thelbësore të merren parasysh problemet me interes për të dy vendet.

    “Fatkeqësisht, shumë elementë të qëndrimit bullgar janë kundër asaj për të cilën po lufton BE, dhe gjithashtu injorojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të drejtat e pakicave dhe këmbënguljen e Bullgarisë për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutën e Maqedonisë”, theksoi ai.

    Mosmarrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është vetëm një, theksoi Fiere, por shtoi se ka shumë të tjera me të cilat duhet të merremi dhe vuri në dukje se një bllokadë e tillë duhet të shmanget gjithmonë, e cila minon besimin në kapacitetin e BE-së për të adresuar këto çështje dhe të promovojë politikën e zgjerimit që është premtuar në Ballkanin Perëndimor prej vitesh.

    Sipas ambasadorit të BE-së, edhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me reformat.

    “Maqedonia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe siç e kuptoj unë, demotivimi i shumë njerëzve duhet të tejkalohet duke vazhduar dhe duke treguar se ka kapacitet dhe përkushtim sepse e ardhmja është në familjen e kombeve evropiane”, ka thënë Fuere.

    Rikujtojmë që sot Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron thanë pas samitit të sotëm të liderëve evropianë se negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të vazhdojnë në ditët në vijim, me qëllim zhbllokimin e fillimit të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

    Ministria e Punëve të Jashtme bullgare sot njoftoi se Bullgaria është e gatshme të miratojë konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut me BE-në, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh.

    Ndryshe, Parlamenti bullgar e miratoi rezolutën që miraton heqjen e vetos për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi kaloi me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenime. Janë përfshirë kushtet bullgare, përfshirë mosnjohjen e “gjuhës maqedonase”. Me këtë plotësohet kushti i kryeministrit Kiril Petkov, që Parlamenti bullgar të diskutojë zgjidhjen e propozuar dhe më pas të merret vendim në nivel qeveritar.

    Lajmi Paraprak

    Osmani tregon se cili ishte elementi kritik që u refuzua propozimi francez

    Lajmi i rradhës

    Partitë në RMV u bënë poseduese të informacioneve publike, por ende nuk janë mjaftueshëm transparente

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë