Osmani tregon se cili ishte elementi kritik që u refuzua propozimi francez

    Osmani tregon elementin kritik që përmban propozimi francez

    Vendosja e protokollit në kornizën e negociatave e bën të papranueshëm propozimin francez për palën tonë, tha në “360 Gradë” në Alsat, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë kanë qenë gjithmonë në dokumentin bazë, në paragrafin 5, përcjell Nistori.

    “Meqenëse se u krijua një histeri e tillë lidhur me propozimin francez, ndërkohë që aty ka edhe një çështje që ne e vërejtëm dhe që e bënë të papranueshëm për ne. Ajo është çështja e vendosjes së protokollit në kornizën negociuese, edhe pse edhe në propozimet e deritanishme edhe në Komision edhe gjatë kryesimit gjerman, kryesimit portugez madje edhe kryesimit slloven, gjithmonë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të mirë kanë qenë në dokumentin bazë, në kornizën negociuese në paragrafin 5”, tha Osmani.

    Osmani, pret që Presidenca franceze të dorëzojë propozim të ri deri në fund të presidencës, përkatësisht në fund të këtij muaji. Sipas tij, nëse presidenca franceze paraqet një propozim të ri, ai do të shqyrtohet me kujdes së bashku me institucionet përkatëse.

    “Presidenca franceze zgjat deri më 30 qershor. Kjo do të thotë se në ditët në vijim, nëse vendosin për një propozim të ri, në përputhje me qëndrimet e të dyja palëve, të cilat tashmë janë bërë dhe publike, ne jemi këtu për ta vlerësuar atë. Nëse kemi një propozim, do të konsultohen institucionet përkatëse dhe do të marrim një vendim. Absolutisht nuk do të udhëhiqemi nga sulme hibride, nga politikanë të zhgënjyer që mendojnë se mund ta rikthejnë karrierën në valën e disponimit publik”, tha Osmani.

    Osmani: Gjuha maqedonase do të jetë një nga 25 gjuhët e BE-së

    Sipas propozimit aktual, gjuha maqedonase është një nga 25 gjuhët e BE-së dhe si e tillë bëhet pjesë e kornizës negociuese. Sipas Osmanit kjo është një nga fitoret më të mëdha për popullin dhe shtetin e Maqedonisë.

    “Sipas asaj që tani është si propozim, gjuha maqedonase mbetet një nga 25 gjuhët e BE-së pa asnjë kualifikim, plotësim dhe interpretim. Bullgaria nuk do ta kontestojë këtë sepse bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe korniza negociuese është dokumenti bazë që përcakton procesin dhe më pas është bazë për nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim”, tha Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Vallaçi është yni” – Kosova dhe Serbia pas Marrëveshjes për Energjinë

    Lajmi i rradhës

    Fouere: Fatkeqësisht, shumë elementë të qëndrimit bullgar janë kundër asaj për të cilën po lufton BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë